INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

60 minuta protestë & trafik, “hallet” e qytetarëve ndahen politikisht [VIDEO]

Publikuar më: 12:48 24-04-2017

Nga ora 11 deri në 12 00, por edhe disa minuta më shumë për të hyrë në Tiranë apo qytete e tjera të vendit ka qënë një mision i pamundur. Protesta e opozitë është parë në mënyra të ndryshme nga qytetarë që kanë pezulluar aktivitetin e përditshëm, pasi janë bllokuar në trafik.
Shumë nga ta kanë lënë makinat dhe mjektet e transportit publik dhe kanë nisur të lëvizin për orë të tëra me këmbë
Edhe pse këtë protestë policia e shtetit e ka konsideruar të paligjshme ata kanë nxjerrë nëpër rrugë me qindra punonjës të rendit.
Blutë kanë mbërritur në zona të ndryshme të Tiranës të paktën një orë para se protesta të niste. Po për fat të mirë s’pati incidente për tu shënuar.
Gjithësesi pavarësisht përpjekjeve të potestuesve për tu hapur rrugë automjeteve të emergjecave shume autoambulanca mbeten për së paku një orë në trafik pasi mundësitë për të çuar të sëmurët nëpër spitale ishin të kufizuara, pasi shumë nga to kishin ngecur në mes të trafikut. Më fat patën ata që orari i bllokimit të rrugëve i kapi në rresht të parë sepse përfituan nga udhëzimi i protestuesve për t'iu hapur rrugën.
Në të gjithë vendin u bllokuan akset kryesore të rrugëve që lidhnin banorët me qëndra e qyteteve. Protestuesit u mblodhën në këmbë, por disa patën edhe ide më origjinale.

Për më shumë detaje ndiqni lajmin e In News...

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549