INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
613 kg drogë në Durrës, pas SHBA-së reagojnë BE dhe antimafia italiane

613 kg drogë në Durrës, pas SHBA-së reagojnë BE dhe antimafia italiane

Publikuar më: 20:56 28-02-2018

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar përmes një deklarate lidhur me kapjen e 613 kg kokainë, me një vlerë rreth 180 milionë euro. Ambasada e Bashkimit Europian ka përgëzuar punën policisë dhe të institucioneve të tjera të drejtësisë.

“Përgëzime doganave dhe policisë për operacionin e suksesshëm të sekuestrimit të 614 kileve kokainë në Portin e Durrësit. Punë e paqme, vazhdoni përpara edhe më tej me luftën kundër krimit të organizuar. Kriminelët nuk mund të fitojnë ndaj fuqisë së ligjit. Shteti ka nevojë të qëndrojë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar që përpiqen ta rrisin trafikun e drogës” thuhet në reagimin e BE.

Për këtë lajm të bujshëm ka reaguar edhe prokurori i Antimafias italiane, Federiko De Raho.

“Uroj policinë dhe prokurorinë shqiptare që kanë bërë të mundur kapjen e një sasie të tillë, rekord të drogës. Do të mbështes institucionet shqiptare. Ky operacion është zhvilluar me ndihmën e Italisë. U arrit një sukses në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike. Ky ishte ndër rezultatet e para në luftën kundër drogës, gjë që është në strategjinë tonë”, tha De Raho.

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602