INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
613 kg kokainë, arrest me burg por dy të rinjtë mohojnë përfshirjen në trafikun e drogës

Publikuar më: 16:29 02-03-2018

Gjykata për Krimet e Rënda la në arrest me burg Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun, dy 25-vjeçarët që u ndaluan gjatë operacionit, ku u sekuestrua sasia rekord prej 613 kilogramësh kokainë e pastër në Durrës. Dy të ndaluarit kanë hedhur poshtë akuzat ndërsa kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për drogën. Ata pretendojnë se janë punëtorë të thjeshtë, dhe pas këtij qëndrimi kanë zgjedhur te heshtin duke ia lënë në dorë gjithçka avokatit të tyre Maks Haxhia. Edhe familjarët e tyre kanë hedhur poshtë përfshirjen e dy të rinjve në trafikun e  drogës. 

Dy të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal të drogës qe funksionon mes Shqipërisë dhe Kolumbisë. Armando Pezaku kishte vetëm pak muaj që ishte punësuar në këtë linjë, ndërsa që kompania kishte pasur dhe shoferë të tjerë. Ndërkohë menaxheri Donaldo Lushaj dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që heret edhe për faktin se ai kishte udhëtuar dhjetëra herë me pronarin, Arbër Çekaj drejt Kolumbisë. 

Ndërkohë vijojnë të zbardhen detaje të reja lidhur me itinerarin e kontenierit me banane nga Kolumbia brenda së cilës u gjetën 613 kg kokainë. Dy ditë para mbërritjes në Shqipëri kontenieri u kontrollua nga policia kufitare italiane por vetëm fizikisht, pa iu nënshtruar skanerit, çka ka sjellë dhe moszbulimin e sasisë së lëndës narkotike.

Edhe mediat në Kolumbi i kanë kushtuar disa shkrime kapjes së 613 kg kokaine e pastër në Durrës. Por ajo që publikojnë mediat kolumbiane bie ndesh me atë çka thotë policia shqiptare që pretendon se kapja e ngarkesës ishte një operacion vetëm i saj.  Ndërkohe portali “Sipse” shkruan se operacioni i policisë ishte i koordinuar me Armatën Kombëtare të Kolumbisë, agjenci ndërkombëtare si dhe policinë shqiptare. 

Article Logic
Execution time: 0.0037708282470703