INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
613 kg kokainë mes bananeve, arrestohet në Gjermani pronari kontenierit në Maminas, Arbër Çekaj

613 kg kokainë mes bananeve, arrestohet në Gjermani pronari kontenierit në Maminas, Arbër Çekaj

Publikuar më: 13:24 04-05-2018

Është arrestuar në Gjermani Arbër Çekaj, pronar i “Arbri Garden” i cili akuzohet si porositës i kontenierit me banane, ku u kapën 613 kg kokainë.

Arrestimi i tij u bë nga policia gjermane në një provincë në Dyserdorf.

Policia e shtetit shpalli në kërkim ndërkombëtar Arbër Çekaj, pronarin e shoqërisë “Arbri Garden” i cili kishte porositur kontenierin me banane nga Kolumbia brenda të cilit u gjet dhe sekuestrua sasia rekord prej 613 kg kokainë. Droga e ardhur nga Kolumbia me vlere 180 mln euro, ishte e fshehur në një kontenier me fund të dyfishtë që ishte mbushur me banane, dhe kishte destinacion tregun europian.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Cekaj.

Droga mbërriti në portin e Durrësit më 19 shkurt ndërsa operacioni për sekuestrimin e saj u ndërmor mbrëmjen e 27 shkurtit në Maminas.

Vetëm dy ditë përpara ndërhyrjes së policisë, Arbër Çekaj ishte larguar bashkë me familjen në drejtim të Gjermanisë.

Gjatë operacionit të koduar Last Snow ku u kap edhe sasia rekord e kokainës u arrestua shoferi dhe menaxheri i firmës Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku.

Destinacioni i kokainës ishin tregjet evropiane, ndërkohë që mendohet se Çekaj ka bashkëpunuar edhe me disa persona të tjerë për transportimin e drogës nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

Sot ambasadori amerikan Donald Lu gjatë një aktiviteti  kërkoi  arrestimin e Çekajt, ndërsa ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nga Lezha paralajmëroi një operacion policor në Gjermani dhe një tjetër në Spanjë.

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773