INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
613 kg kokainë në Durrës, ministri Kolumbian i Mbrojtjes: “Bashkëpunim ndërkombëtar me DEA-n”

613 kg kokainë në Durrës, ministri Kolumbian i Mbrojtjes: “Bashkëpunim ndërkombëtar me DEA-n”

Publikuar më: 11:07 05-03-2018

Ditën e djeshme u mbajt në Kolumbi ceremonia zyrtare anti-drogë e Policisë. Ndërsa pjesë e ceremonisë ishte edhe ministri i Mbrojtjes Kolumbian, Luis Carlos Villegas.

Ndër të tjera ministri foli edhe për 613 kg kokainë, që u kap në Shqipëri. Sipas Villegas ishte ushtria Kolumbiane, e cila në bashkëpunim me DEA-n në SHBA informoi paraprakisht palën shqiptare dhe atë italiane për një sasi të madhe kokaine.

“Droga e fshehur në një kontener me banane, i cili deri në destinacionin e tij do të ndalej në porte të ndryshme të Europës, u kap falë informacionit në kohë të dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse.

Kjo gjë i mundësoi planin policisë shqiptare për të kontrolluar rrugën e kontenierit në pronësi të një kompanie shqiptare.

Ushtria Kombëtare e Kolumbisë kishte raportuar për një operacion të përbashkët me agjensitë ndërkombëtare për kapjen e 613 kilogramë kokainë të bandës kriminale “Gulf klan” të cilat u konfiskuan në portin e Durrësit, ne Shqipëri, më 2 mars.

Droga e sekuestruar ishte fshehur në dyshemenë e një kamioni qe u larguar nga Kolumbia në mes të janarit, i ngarkuar me banane, me një anije që do të ndalonte ne disa porte në Europë para se të arrinte në portin e Durrësit, ku edhe u shkarkua”, u shpreh ai.

Ministri theksoi gjithashtu se forcat e sigurisë kolumbiane vazhdojnë të përballen me forcë për fenomenet e ndryshme të krimit, veçanërisht grupeve të organizuara të armatosura si ELN, grupet e mbetura të FARC-ut dhe “Clan del Golfo”.

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381