INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
613 kg kokainë në Durrës, reagon ministri Xhafaj: Super aksion! Forca e Ligjit dhe forca e shtetit po vepron

613 kg kokainë në Durrës, reagon ministri Xhafaj: Super aksion! Forca e Ligjit dhe forca e shtetit po vepron

Publikuar më: 11:07 28-02-2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar për aksionin e policisë të koduar “Last Snow”në portin e Durrësit ku janë sekuestruar në një kamion që transportonte banane plot 613 kilogramë kokainë me vlerë 180 milionë euro.

Xhafaj e ka vlerësuar aksionin e policisë duke e cilësuar si një super aksion dhe ka ritheksuar se forcat e ligjit dhe forca e shtetit po veprojnë në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.

“Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja.Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon!Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron”, shkruan ministri Xhafaj në reagimin e tij në twitter.

Droga u kap në një kontenier me banane që vinte nga Kolumbia dhe mësohet se ishte porositur nga kompania shqiptare e importit “Arbri Garden”. Kjo kompani është themeluar në vitin 2012 me administrator Arbri Çekaj.

Dy të arrestuarit janë Donald Lushaj dhe Armad Pezaku të dy të moshës 25 vjeçare ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbuluar personin që ka bërë porosinë për lëndën narkotike.

drth_w45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038278102874756