INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
63 vjeçari godet foshnjen 5 ditëshe me grusht në fytyrë: Mendova se ishte kukull! [FOTO]

63 vjeçari godet foshnjen 5 ditëshe me grusht në fytyrë: Mendova se ishte kukull! [FOTO]

Publikuar më: 15:17 29-09-2016

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Manchester të Anglisë.

Një burrë i rritur ka goditur një fëmijë të porsalindur në fytyrë me grusht në një dyqan pasi pretendon se e ngatërroi me një kukull plastike. David Hardy, 63 vjeçar iu afrua vogëlushes 5-ditëshe Elise Temple ndërkohë që ajo ishte e shtrirë në koshin e dorës për bebe dhe më pas e goditi lehtë në fytyrë. Gjatë kësaj kohe mamaja Amy Temple po shikontë situatën në horror të plotë. Fëmija, siç mund të merret lehtësisht me mend, u terrorizua nga incidenti dhe u dërgua menjëherë në spital me një shenjë të kuqe në fytyrë. Ajo u mbajt për plot 7 orë nën mbikqyrje përpara se të lejohej nga doktorët për t’u kthyer në shtëpi.

Hardy u arrestua më vonë, por sipas tij mendoi se Elise ishte një kukull pasi nuk kishte për qëllim të godiste një fëmijë të vërtetë. Ai doli para trupit gjykues dhe pranoi ngjarjen e rëndë, por kërkoi që të shpallet i pafajshëm. 

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484