Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve paraprake të policisë gruaja me iniciale N.P 63 vjeçe jetonte e vetme në banesë.
Mësohet se ajo kishte rreth 2 javë që kishte ndërruar jetën. Ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë. Nga kqyrja e parë e trupit mësohet se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.