INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
64-vjeçarja Brigitte Trogneux mund të bëhet zonja e parë në Francë

64-vjeçarja Brigitte Trogneux mund të bëhet zonja e parë në Francë

Publikuar më: 08:19 24-04-2017

Bashkëshortja e fituesit të ranudit të parë në zgjedhjet presidenciale franceze quhet Brigitte Trogneux dhe është ish mësuesja e tij e dramës në një shkollë private jezuite në veri të Francës. Brigitte është 25 vjet më e madhe se bashkëshorti dhe në një intervistë të dhënë për Match de Paris pati pohuar se Macron i kishte premtuar martesë që kur ky ishte 17 vjeçar dhe nxënës në gjimnaz.
Kryesuesi i zgjedhjeve të Francës grumbulloi 23.9% të votave në raundin e parë, i ndjekur nga Le Pen me 21.4%. Sipas bashkëshortes, ai ka qënë gjithmonë kaq i vendosur. Vitin e fundit të gjimnazit Emmanuel Macron e kreu në Paris, kohë gjatë së cilës fliste në telefon me Brigitte Trogneux çdo ditë. "Ai me shumë durim i mposhti kundërshtimet e mia," - tregon Trogneux, "Nuk ishte një adoleshent si të tjerët, sillej si i barabartë me të rriturit."
Në fund mësuesja u bind. Një vit më pas u divorcua nga bashkëshorti i atëhershëm, u shpërngul në Paris dhe ka qënë në krah të Emmanuel Macronit qysh nga ajo kohë. Brigitte ka tre fëmijë nga martesa e parë.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611