INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
694 të infektuar dhe 6 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

694 të infektuar dhe 6 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Publikuar më: 17:24 17-11-2020

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,560 testime dhe kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 694 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 334 raste në Tiranë, 41 në Berat, 39 në Fier, 36 në Lushnje, 32 në Vlorë, nga 28 raste në Durrës, Gramsh, 19 në Kavajë, 17 në Sarandë, 14 në Mallakastër, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mirditë, Gjirokastër, nga 10 raste në Lezhë, Pogradec, nga 7 raste në Kukës, Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Has, Pukë, nga 1 rast në Elbasan, Tropojë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Peqin.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Covid-19 në spitalet COVID: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822