INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 arsye pse ajo nuk do të bëjë seks me ju

7 arsye pse ajo nuk do të bëjë seks me ju

Publikuar më: 11:24 22-04-2017

Kur partnerja juaj është “shumë e zënë” për të bërë seks, është e lëhtë të presupozosh se ajo nuk është më e interesuar për ju.

Mirëpo seksologia Tammy Nelson thotë se nuk duhet arritur kaq shpejt në këto konkluzione. Ajo dhe disa ekspertë të tjerë të seksit kanë ndarë disa nga arsyet emocionale dhe  zike që mund të ndikojnë që partnerja juaj të jetë e largët.

Ajo është e pakënaqur me marrëdhënien

Për shumë femra dëshira seksuale është e lidhhur drejtpërdrejtë me ndjenjat në lidhje me marrëdhënien. Nëse ajo nuk është e kënaqur me martesën, seksi do të jetë gjëja e fundit për të menduar. “Duhet ta pyesni partnerin se çfarë jeni duke menduar,” thotë psikologu Krauss Whitbourne. “Ajo mund të ketë diçka të parëndësishme për të thënë, ose një problem të madh siç është mungesa e komunikimit apo respektit.”

Seksi mund të jetë i dhimbshëm për të

Nëse marrëdhëniet seksuale janë të dhimshme për arsye të ndryshme, nuk është çudi që dhe dëshira për seks të mos jetë e madhe. “Edhe meshkujt edhe femrat kanë luhatje të shumta hormonale dhe fizike,” tha ajo. “Tek femrat kjo mund të ndikojë në gatishmërinë për seks apo edhe thjesht në të ndjerurit tërheqëse”.

Në raste të tilla duhet t’ja bëni qartë partneres tuaj se akoma keni tërheqje për të. McGrath thotë se duhet të kujtoni se: “Tek femrat periudha e zgjimit seksual zgjat më shumë se tek meshkujt prandaj duhet pasur kujdes shpejtësia.”

Keni ditë që nuk e keni prekur njëri-tjetrin

Seksi është më shumë se vetëm seksi. Ai ndërtohet edhe me puthjet dhe prekjet e përditshme. Nelson thotë se: “Duhet të fokusoheni në prekjet dhe afërsinë fizike. Uluni pranë saj, kapeni nga duart, përkëdheleni dhe mos e bëni të mendojë se doni vetëm seks nga ajo.”

Ajo mund të jetë e lodhur

Kur ajo thotë se është e lodhur, kjo mund të jetë e vërtetë. “Femra ka nevojë që të ndihet plot me energji dhe e ushqyer. Nëse partnerja juaj nuk ka kohë për veten, për t’u qetësuar dhe për të “karikuar bateritë”, nuk do të ketë dëshirë për seks,” tha McGrath.

Ajo është e lodhur me ju.

Në kërkimet e mëparshme në këtë fushë thuhet se çelësi i një jete seksuale të kënaqshme është “shëndeti i mirë dhe një partner interesant dhe i interesuar”.

Pyeteni veten se çfarë mendon partnerja juaj kur ju sheh: A jeni aq interesant sa ta bëni për vete çdo dite?

Seksi është bërë rutinë

Me kalimin e kohës seksi është bërë i parashikueshëm për ju: të njëjtat vende, lëvizje dhe të njëjtat pozicione thotë seksologu Daën Michael. “Ndryshojeni skenën, bëjeni shtratin më romantic më tërheqës. Përdorni imagjinatën me njëri-tjetrin. Lerini gjërat e tjera dhe shijoni momentin,” thotë  Michael.

Ajo nuk ndjen lidhje emocionale

Nelson këshillon që në vend të merreni vetëm me seksin, t’i kushtoni vëmendje edhe lidhjes emocionale me partnerin apo partneren. “Lidhja emocionale bën që femrat të kenë më shumë dëshirë për seks.”

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932