INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 arsye pse është më mirë ta lejoni qenin të flejë në shtratin tuaj. Çfarë thotë studimi

7 arsye pse është më mirë ta lejoni qenin të flejë në shtratin tuaj. Çfarë thotë studimi

Publikuar më: 12:32 15-05-2018

Veçse miku më i mirë, kafshët janë edhe antistres. Por një ndër debatet më të shpeshta në lidhje me to është nëse duhen lejuar apo jo që të flenë në shtratin tuaj.

Studimet e fundit flasin se ndarja e shtratit me qenushin tuaj ka disa përfitime. Ja ku i gjeni 7 arsye të mëdha pse ta lini qenushin të flerë me ju.

Mund t'ju ndihmojë të qetësoheni

Është e njohur tashmë se qentë mund të ndihmojnë në luftën kundër ankthit dhe depresionit. Për dyshuesit mjafton të shikojnë  qentë e shërbimit dhe të terapive. Lëreni qenin në krevatin tuaj pasi kjo do t’iu ndihmonte që të qetësoheshit më shpejt pas një dite të lodhshme dhe plot tension.

Gjithashtu mund t'ju bëjë të ndiheni të sigurt

Ka një arsye pse njerëzit kanë fjetur mes qenve në kohërat e lashta. Mjafton vetëm prania fizike e një qeni që të duket si roja juaj dhe t’ju bëjë të ndiheni më të sigurtë.

Mund t'ju ndihmojë të flini më mirë

Disa njerëz betohen dhe studimet e vërtetojnë,  se frymëmarrja ritmike, rrahjet e zemrës dhe aftësia qetësuese e një qeni janë ndihmat më të mira të gjumit.

Kjo do të forcojë lidhjen tuaj me kafshën tuaj

Fjetja në shtratin tuaj është ngushëlluese edhe për qenin i cili nuk do asgjë tjetër veçse të jetë sa më pranë jush. Çdo minutë që kaloni bashkë, qoftë edhe në gjumë, e bën qenushin tuaj më besnik dhe më të bindur.

Gjumi pranë tij është kaq komod

Fjejtja me mikun tuaj të gjallë prej gëzofi, është kaq komode saqë gjumin do ta bëni më të qetë.

Mban fëmijët jashtë shtratit

"Më falni, djema, s'ka vend për ju këtu me një qen të madh".

...dhe fotot me të e bëjnë Instagramin të adhurueshme

Article Logic
Execution time: 0.003870964050293