INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 Arsye pse është mirë të jesh fëmijë i vetëm

7 Arsye pse është mirë të jesh fëmijë i vetëm

Publikuar më: 11:04 14-07-2016
Disa persona duan të kenë motër, ose vëlla, ndërsa disa të tjerë ndihen mirë që janë fëmijë të vetëm.
Ja disa arsye pse është mirë të jësh fëmijë i vetëm:
 
1. Nuk kanë frikë të kenë apartamentin e tyre personal
Ata  ndihen rehat duke qenë të pavarur dhe nuk kanë frikë nga vetja e tyre. Gjatë jetës kanë pasur shtëpinë në dispozicionin e tyre  kur prindërit nuk ishin aty. Pra, janë mësuar të qëndrojnë  në një vend vetëm.
 
2. Dinë të bëjnë dhurata për të tjerët
Ata nuk kanë pasur dikë që të konsultoheshin për t’i bërë dikujt dhuratë. Fëmijët e vetëm, kanë ide në lidhje me dhuratat që prindërit i kanë bërë gjatë jetës së tyre.
 
3.  E shijojnë mirë kohën në vetmi
Ata kur janë vetëm, dinë si të krijojnë një atmosferë të mirë që të mos mërziten. Këto fëmijë nuk e kanë fare problem të kalojnë kohën e tyre vetëm.
 
4. Nuk i kanë ndarë gjërat me dikë tjetër
Gjatë fëmijërisë këta fëmijë  kanë pasur çdo gjë të tyren dhe nuk i kanë ndarë gjërat me dikë tjetër. Lodrat e tyre nuk i kanë ndarë me askënd.
 
5. Dëshirojnë të krijojnë njohje të reja
Fëmijët e vetëm, edhe pse nuk kanë pasur motër ose vëlla dhe kanë qëndruar vetëm me prindërit, sërish janë shumë të hapur të njohin njerëz të rinj. Ata janë shumë socialë, pasi ende e ndjejnë mungesën e të tjerëve.
 
6. Krijojnë shoqëri me njerëz më të mëdhenj
Ata e kanë të lehtë të krijojnë shoqëri me njerëz  më të mëdhenj, sepse gjithmonë kanë qenë të rrethuar me njerëz të tillë. Fëmijët e vetëm kanë shumë miq më të mëdhenj se vetja.
 
7. Kanë më shumë përgjegjësi
Me kalimin e kohës, përgjegjësitë e tyre rriten, pasi nuk kanë askënd të ndajnë problemet. Ata janë mësuar t’i zgjidhin gjërat vet.
 
Article Logic
Execution time: 0.0032398700714111