INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 arsyet përse duhet të shihni (ose rishihni) FRIENDS

7 arsyet përse duhet të shihni (ose rishihni) FRIENDS

Publikuar më: 17:56 27-04-2018

Kush nuk i ka parë Friends? Ndoshta jo rregullisht, por ndonjë seri tek tuk të gjithë e kanë kaluar.

Friends për mua dhe për pjesën dërrmuese të botës janë kult. Përveçse kult, janë një terapi shumë e mirë.

Për shembull sa herë nuk jam në humor, jam e lodhur dhe bota po më streson, proçesin e shkëputjes e bëj duke hapur serinë e parë të Friends që më kap dora.

Do t’ju jap disa nga arsyet përse duhet t’a shihni, ose si unë t’a rishihni dhe nëse nuk ju mbushet mendja… Nuk e di, s’dua t’a mendoj sepse nuk do të doja të isha shoqe me njerëz kaq negativë.

1. Sigla hapëse

SO NO ONE TOLD YOU LIFE WAS GONNA BE THIS WAAAY. YOU’RE JOB’S A JOKE, YOU’RE BROKE, YOU’RE LOVE LIFE'S DOA, etj etj. Askush nuk mund t’i bëjë skip këngës dhe të mos këndojë e duartrokasë duartrokitjen epike me muzikën. Mendo kur je duke e parë me shoqërinë dhe fillon një seancë serioze karaokeje mbas çdo serie.

 2. Phoebe Buffay

Phoebe Buffay, personazhi i luajtur nga Lisa Kudroë është një nga personazhet e mia të preferuara. Phoebe është lunatikja e grupit, e cila gjithmonë të lë pa fjalë me personalitetin e saj plot ngjyra e surpriza.

Asnjëherë nuk e pret batutën e saj të rradhës, e cila është aq e thjeshtë dhe aq gallatë në të njejtën kohë. Sinqerisht, nuk di cc’të shtoj për të, sepse mund të vazhdoja pafund. Thjesht, kur Phoebe është present në çfarëdolloj situate, ccdo gjë bëhet më mirë. Të gjithëve i duhet një Phoebe në jetë!

Friends-Do-You-Have-a-Plan.jpeg

 

3. Joey dhe Chandler

Janë secili më vete super personazhe, por ama nuk mund t’i ndash nga njëri tjetri prej bromance-s së tyre (kështu quhet marrëdhënia shumë e afërt shoqërore mes dy meshkujve, kur themi: “Janë si dashnore”).

Chandler gjithmonë e marrin për homoseksual prej përdorjes së humorit si mekanizëm vetëmbrojtjeje dhe sjelljeve të tij të çuditshme që vijnë si pasojë e pasigurisë. Humori mund të jetë mekanizëm, por batutat e tij janë aq sarkastike dhe fine, sa mund të them që është pa dyshim personazhi im i preferuar. Ndërkohë, Joey është aktor dhe zemërthyesi i serialit. Chandler është më I pjekur ndërsa Joey është version mashkullor I Phoebe-t. Të dy bashkë na argëtojnë me zënkat e tyre pa kuptim, kur bien ndesh me femrat që gjuajnë dhe dashurinë e madhe për Baywatch (për shkak të pamjeve të ngadalësuara të gjokseve që tunden të lira buzë detit sigurisht). Këta të dy, do ju sjellin batuta te reja në jetë. E preferuara ime nga Joey; Hey, how you doin?

2d263560-d644-0132-cea8-0e01949ad350.jpeg

 

4. Fiksimet e sëmura të Monikës

Në një grup miqsh, gjithmonë është një “mami”, e kujdesshme dhe me fiksime. Te Friends është Monika, e cila ka sëmundje rregullin dhe pastërtinë. Femra çmendet nëse sheh një gotë të vendosur në tavolinë pa mbajtësen poshtë. Neurotizmi i sajështë një perlë. Monika gjithashtu ka maninë për të fituar gjithmonë dhe këto dy komponentë, nxjerrin nga ajo si eprsonazh batuta fantastike.

 

mon3.jpg

5. Ross dhe Rachel

Historia kryesore e dashurisë te Friends sepse sigurisht, pa një histori dashurie një serial nuk bën sens. Që në fillim të serialit do të shihni se si Ross, një nerd (ose siç i themi në shqip peshkop) i cili është paleontologjist (seriozisht, kush e dinte që kjo gjëja ishte një profesion para Friends-ave, ka respektin tim), tenton t’i shprehi Rachel-it dashurinë e tij. Kjo gjë zakonisht ndodh në momentet dhe format më të çuditshme duke krijuar situatat po aq të çuditshme dhe mekëse. Është kënaqësi kur më në fund i shohim bashkë, por rrugëtimi i tyre është i mbushur me ndarje, lidhje, pauza (ËE ËERE ON A BREAK) etj se nuk dua t’ju bëj spoilers.

2ebe413523b4ee4d4af4fee474e3ffd9.jpg

6. Personazhet e tjera rastësore

Jo vetëm 6-shja fantastike do ju argëtojë pa masë; personazhet e tjera që ata takojnë përgjatë serive nuk ngelen pas. Fillojmë me Janice, e dashura e mërzitshme e Chandler me të cilën ai ndahet dhe rikthehet në mënyrë të vazhdueshme (OH. MY. GOD.). Por edhe yje si Brad Pitt, Julia Roberts, Ben Stiller, etj shfaqen si karaktere me një histori shumë interesante. Kështu që ju që nuk e keni parë, bëni gati syzet e diellit sepse shumë personazhe të famshëm do jua ndriçojnë ekranin duke parë Friends.

raw.png

7. Të gjithë ne jemi FRIENDS !

Mos më thoni që nuk e keni menduar ! Të gjithë në grupin tyre shoqëror, e kanë bërë ndarjen se kush është kush, te cili nga personazhet e identifikojnë më shumë veten. Madje ka edhe përzierje. Për shembull unë e konsideroj veten një hibrid midis Rachel dhe Chandler, sikundër shoqja ime e ngushte e cila ËSHTË NJË PHOEBE (e di, jam shumë me fat, jeta ime s’është asnjëherë e mërzitshme). Duke ndarë edhe personazhet, eksperienca e të parit serialin, sidomos në shoqërinë e miqve, merr totalisht dritë tjetër dhe shijon akoma dhe më shumë.

 6358625054901542771173607501_2014-11-13-tumblr_mdjata2FvJ1roskk1o1_500_largecopy.png

Arsye ka plot, por nuk po vazhdoj më sepse Friends është klasik i cili nuk do të vdesi kurrë, unë madje do t’i detyroj fëmijët e mi dhe çdo fëmijë tjetër që do kem mundësi të manipuloj, t’a shohin.

Sepse përveç gallatave, është një produksion që asnjëherë nuk na bën të ndihemi të trishtuar apo vetëm, mundëson një sërë situatash me të cilat kushdo mund të identifikohet.

Dhe ç’është me e rëndësishmja, gjithmonë na vë në dukje dhe nuk na lejon të harrojmë sa e rëndësishmë është shoqëria.

Nga Dafne Bajraktari

Article Logic
Execution time: 0.0043110847473145