INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 Avantazhet e njohjeve online

7 Avantazhet e njohjeve online

Publikuar më: 11:33 03-10-2016
Në ditët e sotme, nuk është e vështirë të gjesh dikë, pra të largoheni nga vetmia.
Teknologjia ka mundësuar aplikacione ku mund të gjeni partner. Pamundësia për të kërkuar në ambjentet e tjera ku kaloni pjesën më të madhe të kohës, ju bën të përdorni këtë mënyrë. Ja disa nga avantazhet e njohjeve online:
 
1. Nuk është më tabu
Të gjithë po e përdorin këtë mënyrë për të gjetur dikë. Askush nuk do ju gjykojë se keni zgjedhur takime online. Mos e fshihni këtë fakt!
 
2. Tregoni se keni mundësira
Edhe pse shumica e njerëzve ankohen se njohjet online në disa raste, nuk dalin ashtu si i kanë patur pritjet, sërish ju keni zgjedhje të ndryshme. Ju nuk do mbeteni, pa asgjë, sepse mundësitë e reja janë në favorin tuaj.
 
3. Do takoni të panjohur
Ju do takoni njerëz të ndryshëm dhe kjo do ju largojë nga rutina që ju ka kapur. Njohja me të panjohur, do ju ndihmojë të takoni të duhurin.
 
4. Do praktikoheni
Njohja online me njerëz të ndryshëm, do ju japë eksperiencë dhe do praktikoni më shumë. Praktika është një ndër gjërat më të mira, kur bëhet fjalë për të gjetur partnerin që po kërkoni.
 
5. Do jeni më mirë shpirtërisht
Ju mund të jeni në krevatin tuaj dhe flisni lirshëm me dikë që nuk e njihni. Nuk do mendoheni gjatë, për t’u shprehur ashtu si jeni në të vërtet. Kjo do ju ndihmojë të gjeni, dikë të rrëfeheni për çdo gjë në jetën tuaj.
 
6. Vendosni kushtet tuaja
Në njohjet online, jeni të lirë të vendosni çfarë kërkoni. Ndoshta mund të kërkoni vetëm marrëdhënie seksuale. Do çliroheni nga angazhimet!
 
7. Mund të shkoni në lidhje serioze
Në këto aplikacione ka edhe persona që duan të njihen seriozisht me dikë. Qëllimet e mira, mund të bëjnë që të njihni, pse jo edhe bashkëshortin tuaj të ardhshëm. Asgjë nuk është e pamundur, mjafton të jetë dëshira e madhe.
 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0039441585540771