Edhe pse në ekran duken çmendurisht të dashuruar...
Keni parë ndonjëherë një film dhe të pyesni veten nëse aktorët e shijojnë vërtet skenën apo ju përzihet sa herë ju është dashur të kenë një skenë intime me një aktor tjetër? Edhe pse e para duket e pranueshme, kjo e dyta është mëse e vërtetë. Lista e aktroëve më poshtë është një shëmbull e mirë për ta vërtetuar.
Jamie Dornan dhe Dakota Johnson, Fifty Shades of Grey
Na duhet ta pranojmë që as në ekran nuk dukej sikur kishin shumë kimi me njëri-tjetrin.
Claire Danes dhe Leonardo DiCaprio, Romeo + Juliet
Claire ishte vetëm 16 vjeç kurse Leo 22, kur ata u njohën në setin e xhirimit, por shkatë pa kripë të Leos dukej se e irritonin së tepërmi aktoren.
Reese Witherspoon dhe Vince Vaughn, Four Christmases
Dy karakteret e akorëve janë kaq të kundërta sa sigurisht që do kishte dhe zënka mes tyre në sheshxhirim.
Mel Gibson dhe gjithë aktoret me të cilat ka bashkëpunuar
Johnny Depp dhe Angelina Jolie, The Tourist
Edhe pse në film dukej se kishin tepër kimi mes tyre, mesa duket ata nuk e duronin dot të punonin me njëri-tjetrin, por kjo mund të jetë thjesht një thashethem. Shpresojmë të jetë!
Ryan Gosling dhe Rachel McAdams, The Notebook
Nuk mund ta besojmë këtë fakt, porn ë setin e xhirimit të “The Notebook”, aktorët dukej se nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin. Edhe pse pas përfundimit të filmit ata patën një romancë mes tyre, ishin pikërisht si vetë personazhet e filmit, pajtohu-zihu e kështu me rradhë.
Patrick Swayze dhe Jennifer Grey, Dirty Dancing
Gjatë xhirimit të filmit, Patrick Swayze acarohej nga Grey, pasi kjo e fundit përfundonte duke qeshur nga një skenë në tjetrën.