IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
7 fakte interesante që nuk i dinit nga historia e dashurisë së Victoria dhe David Beckham [FOTO]

7 fakte interesante që nuk i dinit nga historia e dashurisë së Victoria dhe David Beckham [FOTO]

Publikuar më: 16:38 11-06-2018

Një ndër lajmet më të komentuara në fundjave ishte divorci i supozuar nga mediat britanike i Victoria dhe David Beckham. Lajm i cili u vërtetua që ishte i rremë. 

Sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin në rubrikën ‘Historia dashurie’ është risjellë në vëmëndja historia e bukur e Victoria dhe David Beckham, duke e analizuar dashurine e tyre shumë vjeçare dhe duke ndarë disa fakte interesante. Vlen të shtojmë se ata po bëjnë bashkë 2 dekada bashkë. Një dashuri që e ëndërrojnë të gjithë.


1. Ështe dashuri me shikim të parë.
David e ka parë për herë të parë Victorian në vitin 1996 teksa ishte duke parë televizor dhe në ekran shfaqet një video e ‘Spice Girls’. Atij i ka bërë pershtypje aq shumë saqë është kthyer nga shoku e i ka thënë menjëherë ‘kjo është ajo me të cilën do martohem’. Nga ana tjetër Victoria ndiqte rregullisht lojrat e David. Janë takuar për herë të parë në 1997 gjatë lojes se tij, edhe pse David ishte pak i turpshëm, ia doli që të fitonte zemrën e saj.

12.1.jpg


2. Skandali i tradhëtisë
Në vitin 2004 është përfolur se David Beckham ka tradhëtuar Victorian me asistenten e tij personale e quajtur Rebeça gjatë turit të tij në Spanje. David e ka mohuar gjithmonë këtë gjë, ndërkohë nga ana tjetër kur Victoria është pyetur në intervista në lidhje me këtë ajo është shprehur ‘të gjithe e dimë që nuk është e lehtë martesa. Ka shumë pengesa, por ne i kemi kaluar me sukses të gjitha dhe jemi më mirë seç kemi qenë në fillim”, është shprehur ajo.

12.2.jpg

 


3. David është shkaku që Victoria i mban flokët e shkurtra.

“Kështu e kam njohur dhe kështu dua që të jetë gjatë gjithë jetës”, është shprehur David.

 

 

12.3.jpg

 


4. Dasma e famshme
Dasma e tyre ishte epike dhe madhështore. Ndodhi në vitin 1999 dhe ka kushtuar rreth 800 mijë dollarë.

12.4.jpg


5. Brooklyn
Vetëm 4 muaj pas dasmës së tyre vjen në jetë femija e parë, Brooklyn. Ia vendosen këtë emër pasi thuhet se Victoria ka ngelur shtatzanë në qytetin Brooklyn.

12.5.jpg

 


6. Ribetimet
Në vitin 2008 ata ribetohen sërish për dashurinë e tyre dhe për premtimet që i kishin dhënë njeri- tjetrit. Kjo ceremoni kishte ndodhur në menyrë sekrete dhe larg vëmendjes publike, por thjesht nën praninë e miqve më të afërt.

Brtq8h9CQAI3ORx.jpg

 


7. Tatuazhi i David
David ka në doren e tij tatuazhin me numër 99 dhe kjo për arsye madhore. Lidhet me vitin 1999, viti kur është martuar dhe që është bërë baba.

12.6.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035130977630615