INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 gabimet rreth veshjeve që të gjitha femrat bëjnë, por që s’duhet t’i bëjnë më KURRË [FOTO]

7 gabimet rreth veshjeve që të gjitha femrat bëjnë, por që s’duhet t’i bëjnë më KURRË [FOTO]

Publikuar më: 21:43 15-07-2018

Ti mund të shkosh në palestër, mund të hash vetëm mollë jeshile, të dalësh për vrap cdo mëngjes dhe të arrish të kesh trupin që ti ëndërron... por ti mund ta shkatërrosh duke zgjedhur veshjen e gabuar. Duke zgjedhur veshjen e duhur, mund të mbulosh dhe ato gjërat më të vogëla që nuk të pëlqejnë. Ne ju kemi seleksionuar disa këshilla që ju ndihmojnë të dukeni më bukur, në vetëm 2 minuta dhe gjithçka duke zgjedhur veshjet e duhura.

1. Kuadratet e mëdha.

1.jpg

 

Veshjet që kanë modele me kuadrata mund ta prishin të gjithë figurën tuaj. Duken moderne por të japin idenë se jeni pak më të gjërë në pjesën e vitheve. Në vend të kësaj zgjidhni një veshje me modele neutrale ose me ngjyra të thjeshta.

2. Modele Horizontale

2.jpg

 

Modelet horizontale tek veshjet japin idenë se keni një figurë më të gjër seç keni në realitet. Por nëse pëlqeni veshjet me shirita, ajo cfarë mund të bëni është të ndryshoni veshjet ne shirita vertikalë, sepse ju bëjnë të dukeni më të gjatë dhe më të hollë.

3. Më shumë dekorim seç duhet.

3.jpg

 

Mundohuni të gjeni rroba me sa më pak dekorime, si përshembull funde me zinxhirë, sepse do ju bëjë të dukeni me elegantë, ose siç përmendëm më lartë veshjet me shirita vertikalë.

4. Stampime të mëdha me elemente horizontale.

4.jpg

 

Stampimet e mëdha ju bëjnë të dukeni më të mbushura dhe më të gjëra, ndersa sandalet me lidhëse të gjata ju bëjnë të dukeni më të shkurtra. Por, një prerje e mprehtë dhe një fund i hapur në fund të këmbëve ju bëjnë të dukeni më të gjata. Bëni kujdes dhe sigurohuni të zgjidhni veshje njëngjyrëshe, dhe sandalet zgjidhini afërsisht në ngjyrën e lëkurës tuaj.

5. Një dekolte e mbyllur.

5.jpg

 

Një dekolte e mbyllur në një fustan do tju bëj të dukeni më të mbushura sesa jeni në të vertetë, ndersa ato në prerje V dhe të hapura ju tregojnë elegante.Shiheni dhe vetë në figurë, dhe bëni krahasimin se sa i theksuar del beli.

6.Vija të gjëra horizontale.

6.jpg

 

E vetmja gjë më e keqe se vizat horizontale në një veshje, janë vizat horizontale të gjëra dhe të dukshme. Një fustan njëngjyrësh, me një stampim të vogël, dhe një rrip të zi në bel do tju bëj të dukeni më të hollë dhe do nxjerr në pah format e juaja.

7. Ngjyra të hapura.

7.jpg

 

Në foton e majtë , shpatullat dhe beli i vajzës duken më të plota sesa në foton e djathtë, ku vizat e bluzes janë në ngjyrë më të hapur. Pjesa e poshtme e veshjes gjithashtu është ndryshe. Është e vërtete që e zeza të tregon më të hollë, por një dizajn i gabuar mund të shkatërrojë cdo gjë. Pantallonat e gjëra që të japin idenë e nje fustani, e tregojnë vajzën në të majtë të duket më e shëndoshë se vajza në foton e djathtë.

Bonus: Xhinset perfekte

8.jpg

 

Për të zgjedhur pantallonat perfekte duhet të ndiqni këto këshilla :

1. Ka një prerje perfekte për çdo lloj trupi.

2. Merr një numër më të vogël se ato që provoni në dyqan dhe që ju duken të rehatshme. Ndryshe do ju hapen dhe do ju shkatërrojnë veshjen.

3. Ngjyrat e errëta duken gjithmonë më të sofistikuara dhe japin më shumë opsione kombinimi.

4. Kontrollojini gjithmonë, edhe nëse dyqani është kualitet i lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109