INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 gjërat e përditshme që po i bëni gabim

7 gjërat e përditshme që po i bëni gabim

Publikuar më: 21:11 30-01-2017

Shumë prej nesh kanë një rutinë të përditshme. Ne i bëjmë gjërat në të njejtën mënyrë çdo ditë, rreth së njejtës kohë. Duke qenë se shumica prej nesh nuk e ndryshojmë këtë rutinë, ne nuk e pyesim veten nëse ekziston apo jo një mënyrë më efektive për të kryer detyrat tona të përditshme. Intv.al ju sjell 7 gjërat e përditshme, të cilat i bëni gabim dhe me siguri do të surprizoheni:

1- Punoni pa planifikuar pushimin e drekës          
Ndoshta do ndiheni më produktiv duke punuar gjatë pushimit të drekës, por do të keni problem të përqëndroheni nëse nuk bëni pushim. Përdorni pushimin e drekës për tu relaksuar dhe për të mbushur mendjen e trupin me ushqim të shëndetshëm.

2- I shtoni vaj ujit të makaronave              
Edhe nëse jeni i aftë në gatimin e makaronave, ju mund jeni duke bërë gabim diçka. Ti shtosh vaj ujit të makaronave mund të parandalojë makaronat të përftojë salcën. Provoni një 1 liter ujë për 100 gram makarona të thata dhe 1.5 litra për 100 gram makarona të freskëta.

3- Përdorni shumë sapun në dush           
Teksa rriteni, trupi juaj ndryshon. Lëkura fillon të thahet. Duke përdorur shumë sapun në dush do të përkeqësojë më shumë gjërat, pasi sapuni ndikon në tharjen e lëkurës tuaj.

4- Merrni frymë me kraharor      
Oksigjeni ka efekte pozitive në sistemin nervor, pasi redukton dhimbjen dhe inflamacionin, ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Të mesosh të marrësh frymë mund të ju ndihmojë të menaxhoni emocionet tuaja dhe të përmirësoni shëndetin mendor. Përqëndrohuni te frymëmarrja me diafragmë jo me gjoks.

5- Lani dhambët vetëm në pozicionin horizontal                
Higjiena orale është shumë e rëndësishme. Larja e dhëmbëve në mënyrë perfekte përfshin edhe pozicionin vertikal, dhe duhet të zgjasë rreth 2-3 minuta.

6- Thani duart me letra duarsh   
Ju me siguri nuk e mendoni shumë këtë. Por problemi është se shpenzohem miliona dollarë për të prodhuar letrat e duarve, dhe priten miliona pemë. Nëse letrat e duarve janë zgjidhja juaj e vetme, fërkoni më parë duart që të harxhoni më pak letra. Është një mënyrë për të shpëtuar planetin.

7- Ushtroheni pa bërë stretching (tërheqje të muskujve)             
Nëse ushtroheni rregullisht, jeni në rrugën e duhur për të gëzuar nj shëndet të mirë, por nëse e bëni këtë pa stretching, atëherë mund të dëmtoheni.

Article Logic
Execution time: 0.003403902053833