INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm para se të flenë

7 gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm para se të flenë

Publikuar më: 20:42 16-02-2017

Mendoni për një person të suksesshëm të cilin e admironi. E admironi për bujarinë e tyre, idetë e tyre gjeniale apo etikën e tyre profesionale në punë? Ndërkohë që të gjithë ia atribuojnë suksesin gjërave të ndryshme, ka disa zakone që na ndihmojnë të bëhemi të suksesshëm. Këto janë 7 gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm para se të flenë:

1. Ata shtendosen

Njerëzit e suksesshëm e dinë se të punosh para gjumit nuk është dicka e mirë prandaj para se të flenë ata e lëshojnë veten nga gjithcka duke bërë një banjë të ngrohtë ose thjesht një meditim.

2. Ata planifikojnë të nesërmen

Ata e dinë se të mendosh për të nesërmen të ndihmon ti vendosësh vetes qëllime të cilat do ti arrish, kështu edhe dita bëhet më pak stresuese.

3. Ata lexojnë 

Një nga gjërat më të rëndësishme është leximi. Bill Gates lexon 50 libra në vit ndërsa Marc Zuckerberg në 2015 lexonte një libër në cdo dy javë .

4. Ata praktikojnë të qënit mirënjohës

Njerëzit e suksesshëm gjithmonë marrin kohë për të shkruar të gjitha gjërat për të cilat janë mirënjohës. Kjo mund të ndihmojë , sidomos kur ndihesh i stresuar, që të reflektosh mbi bekimet e tua.

5. Ata ëndërrojnë me sy hapur

Ata e lejojnë mendjen e tyre të zbulojë mundësitë e reja . Gjithashtu e shijojnë ëndërrimit me sy hapur më shumë për të relaksuar mendjet e tyre si dhe për të fituar inspirim dhe për të shkuar sa më pranë qëllimeve që kanë.

6. Ata 'stakohen' 

Ata heqin dorë nga cdo mjet teknologjik qoftë kompjuter, laptop, ipad, celular vetëm e vetëm që rë bëjnë një gjumë të rehatshëm e të qetë.

7. Ata kanë prioritete 

Njerëzit e suksesshmëm, nuk vënë punën para gjithckaje. Në vend të parë gjithmonë është familja. Një njeri i suksesshëm di se si ti ti përballojë punët e tij . Askush nuk po thotë që kjo është e thjeshtë por ata dinë se kur duhet të ndalojnë dhe kur duhet të thonë jo.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883