INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 Gjërat që një adoleshent nuk i shpreh dot

7 Gjërat që një adoleshent nuk i shpreh dot

Publikuar më: 17:16 16-02-2016
Adoleshenca është një fazë e zhvillimit fizik dhe mendor të njeriut, e renditur ndërmjet fazës së fëmijërisë dhe pjekurisë ligjore.

Adoleshentët arrijnë një fazë, ku veprimet e një personi tjetër mund të ndikojnë në jetën e tyre. Ja gjërat që adolishentët e kanë të vështirë t’i shprehin:
 
1. Kam nevojë për privatësi
Adolishentët e kanë të theksuar pjesën e privatësisë. Për shkak të mungesës së saj, ata debatojnë me prindërit e tyre. Duhet treguar kujdes, nëse vërtet dëshironi të kontrolloni jetën e një adolishenti. 
 
2. Dëshiroj të flas me prindërit
Ndodh që ka nevojë vërtet të shprehet me prindërit, për mënyrën si ndihet. Frika e kritikës së prindërve bën që ata të mos guxojnë të flasin hapur për gjërat e tyre. Duhet të shfaqeni sa më të mirëkuptueshëm,që t’i fitoni besimin.
 
3. Po dal me dikë
Kjo është mosha, që fillojnë pëlqimet  për dikë. Ekspertët thonë, se ky është momenti  ku ata  për një kohë të gjatë ja  fshehin prindërve që kanë zënë të dashur. Adolishentët e dinë se këtë gjë prindërit e tyre nuk do e lejonin, kështu që  preferojnë mos t’i tregojnë asnjë detaj për lidhjen e tyre.
 
4. Nuk po marr nota të mira në shkollë
Adolishentët e dinë që prindërit presin shumë nga ata, sidomos kur bëhët fjalë për shkollën. Kur ata kanë rezultate te dobëta në shkollë, nuk i tregojnë askujt.
 
5. Të flasim rreth marrëdhënieve seksuale
Adolishentët për shkak të problemeve që kanë me vetbesimin, nuk flasin dot për këtë temë, sidomos me prindërit e tyre. Psikologët thonë se nëse do flisnin, shumë probleme do shmangeshin. Frika e gjykimit, i bën të ndrojtur të shprehen lirshëm rreth dëshirave të tyre seksuale.
 
6. Gënjen për të shmangur problemet
Nëse një adolishent është në një festë dhe konsumon alkool, do përpiqet të dalë në sytë e prindërve sikur asgjë nuk ka ndodhur. Përfshihet në probleme, por mundohet t’i kalojë duke ju gënjyer, që të duket sa më mirë në syrin e prindërve.
 
7. Nuk i pëlqen t’i tregoni shpesh moshën
Zakonisht adolishentët dëshirojnë të duken më të mëdhenj sa janë, për t’u dukur më të pjekur në sytë e të tjerëve. Nëse prindërit gjatë bisedës i vënë në pah moshën, kjo i bën ata të ndihen keq.
Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162