INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 gjërat që një femër duhet të bëjë në jetë përpara se të mbushë 30 vjeç

7 gjërat që një femër duhet të bëjë në jetë përpara se të mbushë 30 vjeç

Publikuar më: 12:08 28-07-2018

Mosha është vetëm një numër, ama duhet përjetuar çdo etapë e jetës tënde. Ekzistojnë disa gjëra që ti nuk mund ta marrësh të njëjtën kënaqësi në moshën 30 vjeç, siç mund ta marrësh në të njëzetat. Prandaj nëse jeni ende në kohë filloni bëni këto gjëra menjëherë!

1. Të jetosh vetëm
Kjo është një eksperiencë që do të shpërbejë gjithmonë për të qënë të pavaruar si ekonomikisht, por edhe nga anët e tjera.


2. Të udhëtosh dhe të krijosh eksperienca të reja
Të njëzetat është një periduhë e mrekullueshme për të udhëtuar jashtë vendit tënd pasi ti do të krijosh eksperienca shumë të reja që më vonë kanë për të të shërbyer. Të jesh pjesë aktive e një kulture të një vendi tjetër mund të të ndihmojë të bëhesh një person më i zgjuar, i mëshirshëm dhe mirënjohës.


3. Të lexosh libra, sidomos ata të letërsisë klasikë
Ka kaq shumë romane klasikë të shkruara nga autorë të mrekullueshëm dhe mjaft interesantë. Duke marrë kohë për të lexuar këto libra, do t'ju japë një kuptim se çfarë do të thoshte të ishe një femër në të kaluarën dhe se si kjo histori prek gratë sot. Leximi i klasikëve ndoshta do t'ju ndihmojë të rriteni dhe të piqeni gjithashtu.


4. Të mësosh gjuhë të huaja
Nuk është kurrë vonë për të mësuar një gjuhë të re, por duke filluar kur jeni në të 20-at tuaj është një veprim shumë i zgjuar pasi ju ndihmon në karrierën tuaj, e bën udhëtimin shumë më të lehtë etj. Plus, ju ndoshta keni më shumë kohë të lirë tani se sa në të 30-at tuaj.


5. Ndërmerrni rrisqe
Është koha ideale që të ndëmerrni risqe të ndryshme pasi nuk keni për të humbur asgjë, përkundrazi.


6. Si të menaxhosh buxhetin tënd
Nëse këtë nuk arrin që ta mësosh në të 20-at tuaja, do të jetë e vështirë kur të jeni 30 vjeç.


7. Krijoni diçka
Në të 20-at tuaja ti duhet të jesh me patjetër një njeri ambicioz që të jesh i suksesshëm më vonë. Kështu që mos humb kohë duke parazituar, por krijo diçka për veten , për punën, për pasionin tënd.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545