INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 karakteristikat që një femër shikon te mashkulli

7 karakteristikat që një femër shikon te mashkulli

Publikuar më: 19:12 11-03-2016
Kërkesat ndaj partnerit janë të ndryshme.

Ekspertët ju kanë dhënë një listë të gjërave që femrat dëshirojnë të gjejnë te një mashkull. 
 
1. Besnikëria të jetë  84%
Më shumë se 8 femra nga 10, e cilësonin besimin ndër gjërat më kryesore që duhet patjetër të ketë një partner. Madje një mashkull i tillë, atyre i duket seksi.
 
2. Siguria 75%
Tre nga katër femra thonë se kërkojnë një njeri që i ka prioritet  angazhimet. Duke qenë përgjegjës, dërgon një sinjal pozitiv. Nëse dikush i përcjell femrës siguri, atëherë ai do duket tërheqës në sytë e saj.
 
3. Mirësia 67%
Sipas femrave, mirësia i frymëzon për të krijuar besim. Me fjalë të tjera, në qoftë se ai trajton edhe dikë të panjohur mirë, kjo do tregojë se edhe me ju do ketë të njëjtën sjellje.
 
4. Morali 66%
Duke pasur guxim për të thënë të vërtetën, ai ka  guxim për të qenë një partner i mirë.  Nëse ai është i moralshëm, kjo do ishte një ndër karakteristikat e tij më të mira.
 
5. Sens humori 77%
Nëse ai do ketë aftësinë  ta bëjë  partneren e tij për të qeshur, do fitojë zemrën e saj. Humori është çelsi kryesor për të bërë një femër për vete, prandaj meshkujt duhet të përpiqen të bëjnë për të qeshur një femër që i intereson, pasi ajo me shumë mundësi do e vlerësojë më shumë.
 
6. Inteligjencë 55%
Një mashkull inteligjent, pasqyron  siguri te një femër dhe nuk bëhet i mërzitshëm.
 
7. Bujaria 38%
Kjo është e rëndësishme për femrat. Bujaria tregon sa zemërmirë është një mashkull, tipar ky që e bën edhe më tërheqës në sytë e një femre. 
Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377