INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 këshilla mode nga stilistët e Kate Middleton dhe Meghan Markle [FOTO]

7 këshilla mode nga stilistët e Kate Middleton dhe Meghan Markle [FOTO]

Publikuar më: 15:08 11-06-2018

Meghan Markle dhe Kate Middleton janë kthyer për të gjithë në ikona mode dhe çdo veshje e tyre është inspirim për pjesën tjetër të vajzave. Ato janë shumë të kujdesshme, elegante dhe të kuruara në detaj. Stilistët e tyre kanë shpërndarë disa këshilla mode që të dyja ndjekin dhe disa rekomandime për vajzat e tjera se çfarë duhet të kenë parasysh në veshje. Këto këshilla janë ndarë sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin.

1. Ngjyra e kuqe është e preferuara e Meghan dhe Kate, të cilat preferojnë ta veshin gjatë një mbrëmje në një event të caktuar.

5.1.jpg

 

2. Kostumet klasikë për to janë disi të detyrueshme pasi duhet të paraqiten serioze para publikut, por ato duken edhe shumë me stil dhe elegante. Nuk duhet të harrojmë që kostumet janë trendi më IN i momentit.

5.2.jpg

 


3. Një palë pantallona të ngushta dhe një këmishë e bardhë nuk mungojnë në garderobën e tyre. Ky kombinim është fantastic ku do të dukeni të thjeshta dhe elegante në të njëjtën kohë.

5.3.jpg

 


4. Një pallto elegante, është veshja më e shpeshtë që shohim tek Meghan dhe Kate, ndërkohë që stilistët e tyre na e rekomandojnë edhe ne.

5.4.jpg

 

 


5. Fustanet me lule është një tjetër veshje e preferuar për Dukeshat. Është një veshje e thjeshtë, por me shumë stil.

5.5.jpg

 

 


6. Buzëkuqi ‘nude’ nuk mungon në asnjë ditë të Meghan dhe Kate. Me dëshirën apo jo të tyre, duhet të theksojmë se makeup-i natyral është rregull i shkruar në protokollin e familjes mbretërore.

5.6.jpg

 

 


7. Marka të thjeshta dhe aspak të shtrenjta gjatë përditshmërisë. Kjo na duket pak e çuditshme pasi kur mendojmë për imazhin mbretëror, në mendje na vijnë vetëm marka luksoze dhe të shtrenjta, por Kate Middleton preferon rroba nga marka jo shumë të shtrenjta si Zara apo TopShop.

5.7.jpg

 

 

Falë modestisë dhe thjeshtësisë që kanë Dukeshat, secila prej nesh mund të frymëzohet nga stili i tyre që është lehtësisht shumë i thjeshtë për t’u përqafuar dhe pa shpenzuar shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998