INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 këshilla thelbësore gjatë seksit të cilat nënvlerësohen!

7 këshilla thelbësore gjatë seksit të cilat nënvlerësohen!

Publikuar më: 12:34 27-09-2018

Fatkeqësisht, ne jemi kushtëzuar të mendojmë se seksi duhet të jetë fantastik çdo herë (dhe se gjithmonë duhet të mbarojë me një orgazëm). Kjo është një nga mitet më të dëmshme dhe më shkatërruese, që mund të thuhet rreth seksit. 
Këtu, Annabelle, një studiuese e famshme, ndan 7 këshilla, të cilat mund t’i keni dëgjuar shpesh, por janë çelësi për t’i vënë gjërat në funksionim.

1. Mos harro se organi më i rëndësishëm gjatë seksit është truri

Duket si shumë e dëgjuar, por në të vërtetë seksi më i mirë ndodh kur ju keni një lidhje të fortë me partnerin tuaj” – Annabelle thotë. “Gjysma e meshkujve (48%) dhe (39%) e grave supozojnë se dashuria është faktori më i rëndësishëm i të arriturit kënaqësi seksuale me partnerin” nga një studim i Lovehoney

2. Komunikimi është shumë i rëndësishëm

“Pra, ke takuar një person special që je marrëzisht i dashururar, por seksi nuk është dhe aq i mirë. Zgjidhja e vetme për këtë është t’ua thuash këtë.”- ajo shpjegon. “Është vitale t’i mbani kanalet e komunikimit të hapura për të shijuar seksin e mirë. Mos ki frikë të flasësh kur diçka nuk shkon në marrëdhënien tuaj”

3. Eksperimentimi është shumë i këndshëm

“Ha të njëjtën pjatë çdo darkë dhe së shpejti do mërzitesh. Pse duhet të ndryshojë dhe ky mentalitet në seks?,”-Annabelle thotë. “Shumë çifte ngecin në një rutinë seksi, ku ata vazhdimisht bëjnë të njëjtat gjëra, në të njëjtën kohë, me të njëjtat rezultate. Seksi bëhet rutinë në vend të diçkaje speciale që mezi e presim.”

4. Mos prit të jetë e mrekullueshme çdo herë

“Shumë pak çifte bëjnë seks të mirë çdo herë të mundshme. Shumica prej nesh përjetojnë një miks midis sesioneve fantastike, atyre “të zakonshme” dhe incidenteve të çuditshme që ndodhin gjatë marrëdhënieve tona.” Annabelle shpjegon. “Edhe çiftet, të cilat e vlerësojnë jetën e tyre seksuale me 10, e pranojnë se dy-tre sesione nga 10 janë gjithmonë më të mirat. ”

seksi.jpg

5. Bëj të pamundurën me lodrat e tua të seksit

Ideja se të gjithë femrat mund të arrijnë orgazmën vetëm nëpërmjet penetrimit është një mit i gabuar dhe i dëmshëm, që mbështjell seksin. “Shumica e femrave nuk e arrijnë orgazmën nëpërmjet penetrimit, por zakonisht duhet akoma dhe më shumë stimul mbi klitorisin e tyre.”Prandaj, mos e nënvlerësoni ose të jini të turpshëm nga lodrat seksuale , të cilat kanë vetëm një arsye përdorimi; t’ju bëjnë ju të arrini kënaqësinë maksimale.

6. Puthjet janë çelësi

”Shumë çifte e nënvlerësojnë rëndësinë e të puthurit, gjë që është e turpshme, sepse është mënyra perfekte për të arritur intimitetin dhe është ndoshta akti më i rëndësishëm përpara seksit” thotë ajo. “”Sepse, të puthurit zakonisht është nisja e çdo aktiviteti seksual, të dish si të puthësh mirë mund të vendosi mënyrën se si do shkojë e gjithë mbrëmja.”

7. Sa më e lagët, aq më mirë.

Lubrifikimi e bën seksin shumë më të mirë.”Për aq kohë sa njerëzit kanë ekzistuar, ne gjithmonë e kemi ditur se kemi pasur nevojë për lubrifikantë. Ekziston një supozim i pavërtetë se femrat e reja nuk kanë nevojë të përdorin lubrifikantë, dhe nëse po, ato kanë një problem”- shpjegon ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0014641284942627