INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 llojet e miqve që duhet t’i keni patjetër në jetën tuaj

7 llojet e miqve që duhet t’i keni patjetër në jetën tuaj

Publikuar më: 11:37 22-02-2017

Njerëzit e ndiejnë nevojën për miqësi që në vegjëli dhe teksa rriten mësojnë gjithnjë e më mirë si të zënë miqtë me të cilët përshtaten më mirë.

Miqësia krahasohet me verën, sa më e vjetër të jetë, aq më e mirë bëhet. Ka disa lloje miqsh që ia vlen t’i mbash afër në çdo çast të jetës.

 

Një shok i fëmijërisë
Miqësitë e fëmijërisë janë më të çmuarat dhe nëse vazhdoni të keni ende një prej tyre edhe tani, atëherë jeni me fat.

Një shok të familjes
Ndodh që prindërit tuaj të sjellin miqtë e tyre dhe bashkë me ta edhe fëmijët e tyre. Ndoshta nuk keni shumë lidhje me ta, por ndonjëherë rezultojnë të jenë miq të mirë, deri në momentin që prindërit tuaj nuk ju krahasojnë me ata.

Një shok nga gjimnazi
Ka nga ata që ju kanë qëndruar afër gjatë momenteve më të çuditshme të adoleshencës.

Një shok nga universiteti
Shumë njerëz besojnë se miqësitë e vërteta formohen në universitet.

Një shok në distancë
Të gjithë duhet të keni një nga ata miq që nuk flet përherë, por sa herë takoheni është sikur mos kishte ndryshuar asgjë...

Një shok nga një shok
Të gjithë duhet të njohin dikë që njeh shumë të tjerë dhe kështu mund të njiheni edhe ju me njerëz interesantë, të cilët mund të bëhën miqtë tuaj më të afërt.

Një shok i punës
Është mëse e zakonshme që në ambientin ku punoni të krijoni shoqëri me dikë.

Article Logic
Execution time: 0.0029439926147461