INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 Marsi, Boçi: Rama nuk e ka prioritet arsimin në Shqipëri

7 Marsi, Boçi: Rama nuk e ka prioritet arsimin në Shqipëri

Publikuar më: 14:40 07-03-2018

Deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi në një deklaratë për mediat nga selia blu uroi të gjithë mësuesit për 7 Marsin dhe shprehu solidaritet për shqetësimet e tyre.

“Japim sot urimet më të bukura për misionarët e dijes. Por njëkohësisht shprehim solidaritet për shqetësimet që nisin nga keqpagesa deri tek pasiguria e vendit të punës”, tha Boçi.

Duke nënvizuar se arsimi nuk është një prioritet kryesor në qeverinë Rama, deputeti i PD kërkoi llogari nga kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla pse pas 9 muajsh nuk u kanë dhënë mësuesve kontratën kolektive.

“Arsimi në Shqipëri ndër zërat më të keqfinancuar në buxhet. Mësuesve shqiptarë u është mohuar paga e 13-të prej disa vitesh.Arsimi rimëkëmbet duke investuar, duke rritur pagat e mësuesve dhe pedagogëve, duke siguruar tarifa të përballueshme për studentët dhe treg pune për të rinjtë. E së bashku do t’ia arrijmë”, u shpreh Boçi.

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598