INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 Marsi – Dom Gjergji “ndez” debatin se kur është hapur shkolla e parë dhe cila ka qënë…

7 Marsi – Dom Gjergji “ndez” debatin se kur është hapur shkolla e parë dhe cila ka qënë…

Publikuar më: 11:55 07-03-2016

Po vjen 7 marsi! Do ta fillojmë edhe njëherë atë çështjen: po shkolla e parë shqipe ku u hap? Kaq ka shkruar në facebook Don Gjergj Meta dhe debati është rihapur. Ata që kanë shkruar kanë folur me fakte, por me dhe aludime nga më të shumtat disa besojnë se ajo nuk është hapur në Korçë, madje disa argumenetojnë se ajo ishte fetare, por sistemi komunist i kishte hequr këtë përmbajtje duke e quajtur laike, ndërsa të tjerë hedhin dritë në hapjen e shkollave në Shqipëri shumë me herët se data historike, që shumë nga ne njohim, që është ajo e 7 marsit e vitit 1887, pasi sipas gjuhëtares, Ledi Shamku, në vendin tonë ka eksiztuar Shkolla e Stubllës, që në vitin 1584.

Ja disa nga debatet:

F. Beci: Sipas disa studimeve shkolla e parë shqipe është hapur në Vele të Mirditës.
G. Zuku: Ti zoteri e dini që në Mirditë nuk ka pas sundim osman? Dhe Mirdita ka një epitet të vetin, ndrysha nga të tjerët. Quhet toka e katedraleve.
F. Kodra: Njihet shkolla e Korçës sepse përveç faktit që ka qënë shkolle laike ka qënë edhe shkolla e parë shqipe e hapur në një qytet me rëndësi dhe jo në zona të thella jashtë vëmendjes së pjesës tjetër. Në zonat e tjera ku ishte shtrirë sundimi osman nuk lejoheshin këto shkolla dhe kjo ishte e para që u lejua të hapej.
E. Ndreu: Shkollat në gjuhën shqipe kanë qënë të përhapura gjithandej në zonën e veriut dhe besoj që të parat që janë të dokumentuara, jane shkolla e Veles dhe e Pllanës në Lezhë, të cilat datojnë në vitet 1634-1640, kuptohet shkolla laike.
Ledi Shamku: Hahahahah se më shkrini fare! Ok pra! Sipas kësaj logjike, libri i parë në shqip është "Lulja e kujtimit" i Foqion Postolit! Harrojeni Buzukun se ai shkroi një meshar! Bobo, autocensuraaaa, bo bo!
G. Zuku: Po saktë zj, Shamku, ai është libri i parë, hahaha
V. Stojani:  Burill Pirro, më 1861 në Shkodër Françeskanët kanë hapun shkollën shqipe, një vit mbasi ato u patën vendosur në Shkodër. Më 1911 ato e festuan me koncerte, shfaqje teatrore dhe manifestime edhe pse ishin ende nën pushtimin turk.
M. Beike: Hahaha, Korça, Korça! E them, sepse jam Korçare gjermane. Fillova në vitin 2009 në Korçë, dhe atje, ashtu e mësova, ndodhet shkolla e parë e Shqipërisë! Shkolla e parë, ku kanë mësuar në gjuhën shqipe.
R. Begeja: Bashkohem me mendimin e parafolësit grin emoticon
Ledi. Shamku: Bukur! Stubëll 1584 përsa dimë deri sot.

R. Begeja: Ledi po flasim për shkollë shqipe pa diskutim. Pastaj a ishte ajo laike apo jo është diçka tjetër.
Bekim Barleti: Katolicizmi është zemra e kulturës shqiptare! Kontributi i katolikëve është i pakrahasueshëm duke filluar me libra, poezi, art, në gjuhësinë shqipe. Vetëm kush nuk do që t'a pranoj këtë kontribut, nuk i pranon, por këto i njeh edhe bota.
Ledi Shamku: O Rubin se ti me kupton: a po flasim për shkollë laike apo për shkollë të shqipës?! Ehhh mirë thonë, kur mbaron censura, ruaju autocensurës se është më e keqe! Shkollë shqip mor miku im! Shkollë shqip për shqiptarë e shqipfolës!
R. Begeja: Mendoj se nuk ka diskutime për kontributin e patriotëve të besimit ortodoks, por mendoj se kjo çështje s'mund të shtrohet kështu. Personalisht jam i paditur për programin e kësaj shkolle. Nëse aty nuk bëhej asnjë lëndë me përmbajtje fetare sigurisht, që ajo ishte laike, pavarërisht se nga i siguronin paratë patriotët shqiptarë apo të kujt besimi i përkisnin drejtuesi apo mësuesit.
Ledi Shamku: Budallallëku nuk banon të lagjia ime. Është transferu shumë herët dhe nuk ia dijë adresën. Po deshët, ju shënoj adresën e etikës: kam përshtypjen që ju nevojitet.
P. Prifti: Znj Shamku , është e nevojshme të faktosh se kush person ka dhënë mësim fetar në atë shkollë laike që dha mësim për 15 vjet rresht. Nëse nuk ka të tillë më mirë mos e trash budallallëkun. Mos ngatërro rilindasit e komunistat me fene orthodokse. Askush nga ata nuk ka luftuar për shkolla shqipe fetare përkundrazi.
P. Prifti: Po i nderuar Rubin. Ashtu është . Por a e dini ju se edhe Reposh Kastrioti ka lënë një dorëshkrim në shqip, por me gërma bizantine para të gjithë atyre që thotë historia shqiptare, pra që me 1431 para vdekjes së tij? Kështu që jam dakort me ju kur thoni, që 7 marsi është festë simbolike por flitet për shkolla laike.
Ledi Shamku: Ahaaaa, ja ku qenka halli i z. Prifti! Jo zotni, po troket në derë të gabume dhe as nuk dëgjoj fare nga ai vesh! Njoh kontributin e kujtdo që ka dhënë shpirtin për këtë vend! Jam shqiptare, shumë shqiptare ndaj edhe gjërat i them shqip! Shqip dmth troç…
V. Stojani: Shkolla e Korçës ka kenë shkollë e hapun prej protestantëve të rinj korçarë me financime angleze, megjithatë askush nuk ia zbeh vlerat asaj shkolle. Edhe në Shkodër anglezët patën ngritur një kishë protestante.
P. Prifti: Ledi Shamku ja ka fut kot. Përgjigjen ja dhashë sipas hulumtimeve historike. Kurrëfarë priftërinjsh protestante nuk kanë dhënë mësim në atë shkollë dhe as ndonjë lloj tjetër prifti apo hoxhë.
Ledi Shamku: Nuk është i hijshëm togfjalëshi: "ia fut kot" aq më tëper kur po flitet për dije. Ju uroj gjithë të mirat dhe shëndet!
G. Qirjako: 7marsi është bërë festë zyrtare në kohën e komunizmit, sepse ata nuk pranonin që priftërinjtë katolikë kanë hapur shkolla shqipe shumë kohë më parë. Dikush këtu tha që ne 7 mars është hapur shkolla e parë laike. Nuk ka rëndësi kjo. Edhe priftërinjtë shkrim e këndim ju kanë mësuar nxënësve domethënë gjuhën shqipe. Kjo ka rëndësi.

Article Logic
Execution time: 0.0039181709289551