Sot në ditën e mësuesve, veç festimeve të ndryshme ka ardhur dhe një paralajmërim për grevë nga Sindikata e Arsimit.
Sindikata e Arsimit të Pavarur Shqiptar i bën thirrje qeverisë që të rrisë me 20% pagat e mësuesve deri në muajin maj.
Kryetari i Sindikatës, Nevrus Kaptelli, ka deklaruar se nëse paga nuk rritet brenda muajit maj, do të bëjnë thirrje për grevë.
“Qeveria premtoi rritje të pagave të mësuesve me 40%”, u shpreh Kaptelli.