Një shprehje thotë: “Ju jeni aq sa ndiheni”. Por cfarë nëse ju ndiheni të lodhur zakonisht?
Lodhja është një ankesë e zakonshme, sidomos për personat e moshës së mesme. Por për fat të mirë ka shumë mënyra për të rritur energjinë.Madje disa prej tyre ngadalësojnë procesin e plakjes.
1.Rregullo problemet shëndetësore
Lodhja është një simptomë e zakonshme e shumë sëmundjeve, përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës apo të tiroides.Bisedoni me mjekun tuaj nëse ndiheni të lodhur jashtëzakonisht. Por edhe shumë medikamente mund të kontribuojnë në lodhje. Këtu përfshihen ilacet për presionin e gjakut, anti astmës, etj.. Nëse filloni të ndiheni të lodhur pas përdorimit të një ilaci, atëherë flisni me mjekun tuaj
2..Lëvizni
Gjëja e fundit që mund të dëshironi kur jeni të lodhur, është të bëni ushtrime. Por shumë studime tregojnë se aktiviteti fizik rrit nivelin e energjisë. "Ushtrimi ka qenë vazhdimisht i lidhur me përmirësimin e energjisë dhe cilësinë e përgjithshme të jetës", thotë Kerry J. Steëart, profesor i mjekësisë. "Njerëzit të cilët bëhen aktivë kanë një ndjenjë më të madhe të vetë-besimit. Por ushtrimi gjithashtu përmirëson efikasitetin e punës së zemrës tuaj, mushkëritë dhe muskujt ", thotë Steëart. "Kjo është ekuivalente e përmirësimit të efikasitetit të karburantit te një makine. Kjo ju jep më shumë energji për çdo lloj veprimtarie. "
3.Pini shumë ujë.
Dehidratimi largon energjinë dhe dobëson endjen tuaj. Është e arsyeshme të mendohet se dehidratimi shkakton lodhje edhe për njerëzit që janë vetëm duke bërë punët. Dehidratimi ul vigjilencën dhe përqëndrimin.
4.Shkoni në shtrat herët
Mungesa e gjumit rrit rrezikun e aksidenteve dhe është një nga shkaqet kryesore të lodhjes gjatë ditës. Zgjidhja? Shkoni në shtrat herët dhe flini mjaftueshëm. Zakonet e mira të gjumit mund të kene përfitime të rëndësishme shëndetësore. E rëndësishme është edhe të mbyllni sytë dhe të bëni një sy gjumë të shkurtër. Kjo iu rikthen vigjilencën. Një sy gjumë e ndjekur nga një filxhan kafe mund të ofrojë një nxitje edhe më të madhe të energjisë, sipas Akademisë Amerikane të Mjekësisë së gjumit.
5.Hani më shpesh.
Disa njerëz mund të përfitojnë nga të ngrënit shpesh të vakteve të vogla gjatë ditës. Kjo mund të ndihmojë në qëndrueshmërinë e nivelit të sheqerit në gjak.
6.. Konsumoni peshk
I bën mirë zemrës tuaj. Vaji omega 3 mund të rrisë vigjilencën tuaj.
7. Konsumoni peshk
I bën mirë zemrës tuaj. Vaji omega 3 mund të rrisë vigjilencën tuaj.