INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 mënyra si të shpëtoni martesën nga divorci

7 mënyra si të shpëtoni martesën nga divorci

Publikuar më: 13:22 16-01-2017

Me siguri keni lexuar ndonjë sondazh në lidhje me numrin e madh të martesave që përfundojnë në divorc.

Me jetën dinamike, punëve dhe angazhimeve të mëdha të bashkëshortëve si dhe kujdesin e fëmijëve, atyre nuk ju mbetet fare kohë të ja u kushtojnë njëri-tjetrit. Në vend që edhe martesa juaj të kthehet në një statistikë, mund ta shpëtoni atë. Ja disa mënyra:

Uluni përballë njëri tjetrit
“Uluni të dy në një vend dhe kthehuni në të njëjtin drejtim. Le të ulet partneri para jush, ndërkaq ju pas shpinës së tij. Përqafojeni për beli. Rrini ashtu dy minuta dhe lëreni le t’ju tregojë partneri atë që dëshiron t’ju thotë, ndërkaq ju vetëm dëgjojeni”, këshillon Michele Weiner-Davis, autore e librit Divorce Busting.

Dëgjoni dhe respektoni mendimet e tjetrit
Duke pasur parasysh që nuk mund ta shihni fytyrën e partnerit dhe nuk mund të flisni, ajo është koha kur ai do të duhej të thoshte atë që dëshiron. Mund t’ju tregojë se ç’keni bërë, ndërkaq ju të mos ofendoheni mund t’ju flasë për ditën e suksesshme në punë, të rikujtojë ndonjë ngjarje nga fëmijëria... Mund edhe të heshtë, mirëpo përqafimi do t’ju bashkojë.

Mos i përsërisni gjërat e njejta
Kur të kalojnë dy minuta më mos flisni për atë që keni folur. Mos e përsërisni deri në ditën e ardhshme, dhe atëherë ndërroni rolet.

Dërgoni mesazhe speciale.
Në një moment të ditës gjeni kohën që t’i shprehni partnerit tuaj diçka që e bën atë të ndihet i vlerësuar nga ju.

Lëreni mënjanë inatin
Pranoni apo jo, nëse nuk e zgjidhni dot një mosmarrëveshje, gjeni një mënyrë që ta bisedoni atë në qetësi.

Përfshihuni fizikisht.
Seksi është një nevojë, jo një kërkesë. Nëse nuk keni kryer marrëdhënietë rregullta, duhet të kuptoni arsyen pse. Nuk është e thënë se çdo ditë duhet ta bëni atë, por partneri juaj duhet të ndihet i dëshiruar.

Tregoni mbështetjen tuaj
Meshkujt duan të kenë pranë dikë që i mbështet dhe ju jep kurajo për planet e tyre. Përpiquni të jeni kështu çdo ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0038678646087646