INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 Mënyrat si ta bëni vjehrrën për vete

7 Mënyrat si ta bëni vjehrrën për vete

Publikuar më: 18:10 28-01-2016
Në shumë familje, vjehrra në kuptimin e shakasë, quhet “përbindësh”.
Kjo varet nga raporti që ju krijoni me të, pasi nëse nuk shkoni mirë, mund  të shkatërrojë një marrëdhënie. Sipas portalit online, Netmums i cili merret me raportet e çifteve, vihet re që  nënat e partnerëve ndikojnë te çifti. Një shprehje e vjetër thotë: Nëse dëshironi  ta keni  të sigurt partnerin, duhet të bëni për vete nënën e tiij/saj. Ja disa sugjerime si të veproni për të shmangur  keqkuptimet me vjehrrën dhe ta keni në krahun tuaj:
 
1. Mësoni  opinionet e saj
Duhet të informoheni rreth prioriteteve të saj në jetë, duke i dhënë rëndësi rolit të saj. Sigurohuni nëse fjalët e saj vijnë nga dashuria që ka për ju, apo është strategjia e saj për të zotëruar më shumë se duhet situatën mes jush dhe partnerit. Mos u nxitoni, jepini  kohë asaj edhe vetes suaj, për të kuptuar si qëndron puna.
 
2.Pyesni veten nëse po e mirëmbani si duhet këtë marrëdhënie
Reflektoni në lidhje me angazhimin tuaj për të pasur raport të mirë më nënën e partnerit tuaj. Nëse mendoni se ajo nuk ju do, duhet të përpiqeni ta ndryshoni këtë opinion në mënyrën më të mirë. Mos e mendoni  si armikun tuaj, pasi kjo nuk do sjellë asgjë të mirë në marrëdhënien me partnerin. 
 
3. Mos prisni gjëra të pamundura
Nuk është e thënë që ajo t’ju dojë ashtu si e imagjinoni ju. Mjafton një raport normal dhe çdo gjë do jetë në rregull. Mos e ushqeni veten me pritshmëri të mëdha, sepse do lëndoheni pa arsye. Bëhuni realist!
 
4. Aprovimi  i saj nuk është i nevojshëm
Kjo nuk do të thotë se ju po tregoheni  i ashpër me të, por thjesht duhet ta jetoni jetën në mënyrën si dëshironi. Të marrësh një mendim nuk do të thotë, të varesh nga opinioni i dikujt tjetër. 
 
5. Besoni në instiktet tuaja
Instiktet nuk gabojnë në shumicën e rasteve, ndonjëherë gabojmë, por nuk duhet t’i neglizhojmë . Nëse vërtet ndjeni që ajo nuk është njeri i mirë me ju, veproni duke mbajtur distancat e duhura. Kjo do ju mbrojën marrëdhënien!
 
6. Mos i merrni kritikat personale
Kritikat duhet t’i marrim seriozisht, por jo personale. Duhet të arsyetoni, për të në mënyrë të tillë që më vonë të mos gaboni. Mendojeni si një vlerësim nga ana e saj.
 
7. Mundohuni të bëheni miq
Gjëja e mirë që duhet  të arrini, është ta konsideroni si mikeshë. Për të arritur deri këtu, duhet të lejoni konfidencat në masën e duhur. Mos harroni se është një person i rëndësishëm për partnerin tuaj, prandaj sa më afër ta kini, aq më mirë do jetë. Mos harroni që njerëzit janë të ndryshëm, por është në dorën tuaj, nëse do dëshironit të përshtateshit.
Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047