Blendi Fevziu është padyshim një ikonat e gazetarisë politike, me emisionin e tij i cili ishte nga të parët pas rënies së sistemit komunist dhe trajtonte temat e aktualitetit.
Sigurisht që i gjithi ky sukses vjen edhe me një pagesë të mirë, pasi emisioni është majft i shikuar.
Kohë më parë kurioziteti ishte I madh për këtë anë të moderatorit dhe lajme qarkullonin se rroga e tij shkonte deri në 7 mijë euro.
I ftuar në emisionin “3shat” me Donaldin, Romeon dhe Borën, moderatori është pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë:
“Je gazetari politk më i paguar në Shqipëri?”
“Nuk e di, nuk i di rrogat e të tjerëve realisht”, thotë Blendi ndërkohë që Bora e pyet: “Po mirë a merr më shumë se 7000 euro në muaj?”
“Po i marr”, ka thënë Blendi teksa Bora e pyet: "A të ngelet ndonjë lekë pas shpenzimeve mujore që ke?”
“Pa dyshim që më ngelet”, ka përfunduar gazetari i njohur i Tv Klan.