INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 Mitet që nuk i dinit për rënien e gjoksit [FOTO]

7 Mitet që nuk i dinit për rënien e gjoksit [FOTO]

Publikuar më: 14:48 29-06-2016

Nga ushtrimet e gjoksit deri tek mbajtja  veshur e reçipetave në shtrat, është vënë në qendër  të vëmendjes të ekspertëve të cilët flasin për 7 mite rreth kësaj çështjeje.  Nga gjoksi i vogël i Taylor Swift deri tek asestet e bollshme të Kim Kardashian, gjosket vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme. Femrat si gjithnjë, dëshirojnë të kenë atë që nuk e kanë, por jo gjithmonë janë me fat në arritjen e qëllimit të tyre. Me moshën, forma dhe përqindja e bustit të një femre ndryshon. Me kalimin e kohës, efektet e gravitetit  tregojnë se gjoksi e humbet elasticitetin dhe pamjen e tij rinore. Dr Foued Hamza, një kirurg i njohur ndërkombëtarisht, me më shumë se 20 vjet përvojë, është shprehur se shpesh gratë duan ta eleminojnë efektin e venitjes së gjoksit dhe kërkojnë këshilla për ta arritur këtë.


Miti 1 : Aktiviteti fizik për gjoksin  jep rezultat në ngritjen e tij

“Po, duke bërë disa ushtrime ulje-ngritje, do ju ndihmojë shumë me muskujt e gjoksit”, tha Dr Hamza. Por edhe pse këto ushtrime mund të ndihmojnë në promovimin e një busti për t’u patur zili, me kalimin e kohës ky ushtrim nuk mund të trajtojë çështjen e rënies së  gjoksit. Dr Hamza shpjegon se qëndrueshmëria e gjoksit është e lidhur me cilësinë e lëkurës dhe madhësinë e gjëndrës së qumështit. Femra do të përjetojë një përkeqësim të këtyre dy karakteristikave fizike përgjatë  viteve për shkak se lëkura bëhet më pak elastike dhe madhësia e gjëndrës do të zvogëlohet.

Miti 2 :  Nëse mbani veshur sytjena në shtrat,  parandaloni rënien e tyre

Dr Hamza thekson se edhe vetë Halle Berry e ka pranuar në një intervistë se mbante veshur reçipeta edhe në shtrat në mënyrë që të parandalonte rënien e gjoksit. “Por kjo nuk është e vërtetë”, sqaroi Dr Hamza. “Të mbani veshur reçipetat mund t’iu ndihmojë që të arrini në mënyrë të menjëhershme  formën e dëshiruar, por pasi t’i keni hequr, ato do të kthehen përsëri në pozicionin e tyre normal.  Madje, nëse ndiqni këtë praktikë, t’i mbani veshur edhe ndërkohë që flini, telat mbështetës të reçipetave mund të ndikojnë negativisht tek graviteti dhe dobësojnë aftësinë natyrore të gjoksit.

Miti 3 :  Hedhja e ujit  të ftohtë në kraharor, do t’i japë gjoksit tuaj formë të mirë

Kjo nuk është aspak e vërtetë . Hedhja e ujti të ftohtë në gjoks mund të bëjë që indet të tkurren dhe kështu do t’iu zvogëlohet madhësia e gjoksit . Megjithatë ky  “ilaç” do të shërbejë  vetëm në elasticitetin e lëkurës por nuk do të ndihmojë që  forma juaj e gjoksit të ndryshojë.

Miti 4 : Mbajtja e reçipetave të mëdha ndihmon në krijimin e një gjoksi më të plotë

 Mbjatja veshur e reçipetave në numër më të madh, mund të ndihmojë në krijimin e idesë së një madhësie më të plotë por nuk ka asnjë provë shkencore që vërteton se ato mund të ndikojnë në madhësinë dhe formën e gjoksit. Megjithatë Dr Hamza i këshillon gratë që të veshin të brendshme të cilat janë të përshtatshme për formën e vërtetë të gjoksit.

Miti 5 : Vrapimi mund të ndihmojë në parandalimin e rënies së gjoksit

Ushtrimet janë gjithnjë të rekomanduara pasi kontribuojnë në një  mënyrë jetese të shëndetshme. Megjithatë, pas ushtrimeve, femrat duhet të veshin reçipat për të luftuar efektin e rënies.

Miti 6 : Ushtrimet për gjoksin mund ta zvogëlojnë atë

Nuk ka asnjë provë shkencore që tregon se ushtrimet e gjoksit mund të zvogëlojnë madhësinë e tyre, tha Dr Hamza. Këto ushtrime mund të ndikojnë në humbjen e peshës dhe si pasojë mund të zvogëlojnë çdo ind të tepërt yndyre rreth kësaj zonë, por më shumë varet nga metabolizmi dhe gjenetika e çdo gruaje.

Miti 7 : Nuk ka asgjë që mund të parandalojë rënien e gjoksit

“Kjo nuk është e vërtetë”, tha Dr Hamza për Dailymail.  “Nëse jeni të shëndetshëm , hani mirë , bëni aktivitet fizik , shmangni ekspozimin e tëpër  tek rrezet UV dhe nuk pini duhan, kjo mënyrë jetese do të luajë rol të rëndësishëm në ruajtjen e cilësisë së lëkurës tuaj”, tha ai.

 Aplikimi  me kremra , të cilat mund të përmirësojnë pamjen  e lëkurës dhe të parandalojnë  plakjen e saj , është gjithashtu e dobishme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040638446807861