INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 momentet dhe sfilatat më kulminante nga Milan Fashion Week [FOTO]

7 momentet dhe sfilatat më kulminante nga Milan Fashion Week [FOTO]

Publikuar më: 13:19 01-03-2019

Moda është kryefjala e këtyre ditëve. Jemi në muajin e modës dhe deri tani ka përfunduar java e modës në New York, Londër, Milano dhe ndërkohë po vazhdon ende në Paris. Janë ditët kur qytetet që përmenden bëhen kaotike, mbushen plot ngjyra veshjesh fashion. Java e modës shërben që stilistët e shtëpive të famshme të modës prezantojnë koleksionet e tyre të reja duke na orientuar në këtë mënyrë rreth tendencave të fundit.

Milano Fashion Week, ishte java që mblodhi në Milano njerëzit e apasionuar pas modës. Duke parë koleksionet e tyre të vjeshtës/dimrit '19 / '20, në një vështrim të përgjithshëm do të vesh re që stilistët po kërkonin dhe gërmonin tek e kaluar dhe trendet që kanë dominuar në atë periudhë për t’u frymëzuar. Gjithashtu si muza fryëmzimi për ta kanë shërbyer edh ikonat e bukurise së asaj epoke që nuk do të vdesin kurrë për botën e modës. Po koleksionet që u prezantuan në Milan Fashion Week padyshim që do t’i bëjë shumë të lumtura gratë e apasionuar pas modës.

Ne po përmbledhim momentet dhe sfilatat më të rëndësishme të javës së modës në Milano, pra në kryeqytitin e modës dhë që të gjithë ju nuk duhet t’i humbisni.

1.Gucci gjithmonë di si të tërheqë vëmendje duke sjellë në pistë gjërat nga më të çuditshmet dhe për këtë vit modelet që prezantuan koleksionin e ri dolën me maska në fytyrë. Sipas Gucci-t ky vendim është marrë që të ngjallë pak fantazinë e pubikut dhe se çfarë ata duan që të shohin në të vërtetë.

NzY4MjIuanBn.jpg

 

2.E kishit menduar ndonjëherë se rutina e larjes, tharjes, hekurosjes së veshjeve do të ishte në qendër të një koleksioni nga një prej markave më prestigjoze? Po, po, ka qenë pikërisht Moschino që ka vendosur të sjellë një koleksion më të guximshëm dhe duhet ta pranojmë që ishte shumë madhështore në të njëjtën kohë, si gjithmonë...

16-2.jpg

 


3.Fustanet në formë xhupash tek sfilata e Moncler ka tërhequr vëmendje dhe është komentuar mjaft. Moncler ka sjellë një tendencë të re të cilën nuk e dimë ende nëse do ta shohim të interpretuar në rrugët e qytetit.

img.jpg

 


4.Koleksioni i Philosophy di Lorenzo Serafin ishte plot xixa duke na dhënë përshtypjen që kishim të bënim me një festë të organizuar nga shtëpia e modës kur pamë sfilatën dhe koleksionin i cili ishte i frymëzuar nga vitet ‘90.

 

EdieCampbellPhilosophyDiLorenzoSerafiniN2TWyXgQmXzl.jpg

philosophy-di-lorenzo-serafini-rtw-fall-2019-milan-fashion-week-mfw-001.jpg


5.Ndërkohë që të gjithë ishim sy e vesh tek koleksioni i Fendit, i cili do të shënonte edh koleksionin e fundit e stilistit të njohur gjerman Karl Lagerfeld. Kjo sfilatë ishte më shumë si tribute dhe homazh për stilistin legjendar, i cili ka punuar deri në ditën e fundit të jetës për këtë koleksion dhe si gjithmonë ka bërë një punë të mirë.

gettyimages-1131142850.jpg

_ale0548.jpg

 

6.E zeza mbizotëronte në sfilatën e Versace-s dhe ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është skenografia e pistës. Koleskioni kishte të bënte me një ndërthurje mdis ngjyrës së zezë dhe ngjyrave kryesisht: portokalli, jeshile dhe roze. Në sfilatë ecën modelet më të njohura të botës së modës. Donatella Versace di sit ë sjellë gjithmonë më të mirën në javën e modës.

hbz-fw2019-versace-03-1550888419.jpg

 

7. Nëse ju do të dëshironit që nëpërmjet veshjes suaj të jepni përshtypjen e një grua të fuqishme, moderne, tërheqëse dhe elegante, atëherë koleksioni i Max Marës do të ishte perfekte për ju.

 mfw-trends-leather.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025830268859863