INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 Nënkuptimet e gjërave që thotë një mashkull në takim

7 Nënkuptimet e gjërave që thotë një mashkull në takim

Publikuar më: 12:54 15-07-2016
Në takime me dikë meshkujt mundohen të jenë sa më shumë të drejtpërdrejt.
Në situata të caktuara ata mundohen të thonë gjëra, që në fakt kanë kuptim tjetër. Ja disa prej atyre gërave që shprehin, por në të vërtet nënkupton diçka tjetër:
 
1. Kam ngrënë shumë vonë dhe nuk dua të porosis diçka të rëndë
Ai nënkupton: Ky restorant qenka më i shtrenjtë nga aq sa mendoja dhe shpresoj të mos porosisësh shumë gjëra.
Edhe pse mund të paguajnë të dy, sërish mashkulli dëshiron të jetë i sigurt që në fund llogaria të mos vijë më shumë sa mundësitë e tij.
 
2. Unë jam sipërmarrës
Ai nënkupton:  Unë jam pa punë dhe në kërkim të saj.
Ekspertët sqarojnë se nëse thotë që në takimet e para këtë gjë, nënkupton se në fakt ai nuk ka asgjë. Personat që i zmadhojnë gjërat, nuk kanë  asgjë.
 
3. Ti e di, zakonisht unë konsumoj ushqime të shëndetshme, por sot do bëj përjashtim
Ai nënkupton: Unë këtë gjë bëj përditë.
Ai dëshiron të duket se kujdeset shumë për gjërat që konsumon, por në fakt nuk e vret mendjen shumë. Kur ai thotë kështu, duhet t’i tregoni se është i lirë të hajë çfarë të dojë. 
 
4. Nuk po kërkoj diçka serioze
Ai nënkupton: Jam këtu për të pasur raport seksual me ju.
Ai nuk dëshiron t’ju lëndojë duke ju thënë se ju do vetëm për seks. 
 
5. Jam shumë i lodhur dhe nesër kam një ditë të ngarkuar
Ai  nënkupton: Nuk po ja kaloj mirë me ty dhe duhet të largohem.
Ai  justifikohet duke përmendur ditën tjetër të punës. Nëse ai  po kalon mirë me ju, edhe nëse ditën tjetër do e ketë të lodhshme, sërish do qëndronte me ju.
 
6. Kam qenë shumë i zënë me punë
Ai nënkupton:  Shpresoj të ndihesh mirë, duke më parë një herë në muaj.
Një mashkull që kërkon një lidhje të tillë, ndihet mirë kur femra që po frekuentohet nuk e kritikon për mungesën e tij. Ai ka gjetur rastin më të mirë, për t’u justifikuar.
 
7. Të gjitha ish-et  i kam pasur të çmendura
Ai  nënkupton: Jam një mashkull pa vlerë.
Nëse ai flet për të kaluarën e tij në këtë mënyrë, në fakt dëshiron të tregojë se i bën femrat të çmenden pas tij. E vërteta është se ai në fakt është lënduar nga ndarjet.
 
Article Logic
Execution time: 0.003633975982666