INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 përfitime nga dushi i mëngjesit me ujë të ftohtë

7 përfitime nga dushi i mëngjesit me ujë të ftohtë

Publikuar më: 14:26 05-08-2020

Nëse nuk jeni mësuar të bëni dush me ujë të ftohtë mund të reduktoni gradualisht temperaturën e ujit dhe të adaptoni këtë ritual.


Ideja e një dushi me ujë të ftohtë në mëngjes nuk mirërpitet nga pjesa më e madhe e njerëzve. Përkundrazi, vetëm ideja u jep të dridhura dhe dëshira u ikën. Por nëse do t’i dinit përfitimet e mëdha që mund të sjellë për shëndetin tuaj, do ta provonit kët terapi natyrale, të thjeshtë dhe ekonomike.

Zbuloni në këtë artikull 7 efektet pozitive që përfiton trupi juaj nëse do të bënit një dush të ftohtë në mëngjes.

Përshpejton metabolizmin


Kur bëni një dush me ujë të ftohtë, temperatura e trupit, ulet, kështu trupi konsumon më shumë energji për t’u ngrohur. Në këtë mënyrë metabolizmi përshpejtohet dhe ju digjni më shumë kalori.

Rregullon temperaturën e trupit

Duke përshpejtuar metabolizmin, trupi aktivizon një funksion natyral për të ekuilibruar temperaturën përballë ndryshimeve të ambientit të jashtëm. Dushi me ujë të ftohtë ndihmon shumë edhe personat me hipotiroizëm.

Eliminon lëngjet

Efekti i ujit të ftohtë në enët e gjakut, aktivizon qarkulllimin dhe drenazhin limfatik të organizmit, ka një efekt pozitiv dhe lejon eliminimin e lëngjeve të tepërta duke ndihmuar kundra fryrjes, rëndesës, dhe artikulacioneve të inflamuar.


Përmirëson lëkurën


Një dush i ftohtë është trajtimi më i mirë i bukurisë së lëkurës sepse ka një efekt ‘lifting’ dhe tërheqës duke luftuar lëshimin e indeve dhe shfaqjen e rrudhave. Ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura dhe parandalimit të strijave e celulitit.

Flokë më të shndritshëm

Përveçse përmirëson shëndetin dhe pamjen e lëkurës, uji i ftohtë përmirëson dhe shëndetin e flokëve, mjafton të vendosësh kokën në ujë të ftohtë për disa minuta. Rezultati do të jetë: flokë të shndritshëm e të bukur dhe më pak rënie. Megjithatë, temperatura e ujit në flokë duhet të jetë e freskët, jo e ftohtë.


Aktivizon qarkullimin

Një dush i ftohtë rrit frekuencën kardiake dhe shkakton kontraksion të muskujve, dy efekte që aktivizojnë qarkullimin në gjithë trupin. Kjo na dhuron një sens të menjëhershëm mirëqenieje, ashtu si edhe shumë përfitime afatgjata për shëndetin.

Rrit mbrotjen imunitare

Duke përmirësuar funksionin e sistemit limfatik, uji i ftohtë përmirëson edhe mbrojtjet e trupit.


Këshilla

Filloni nga dushin nga këmbët dhe ngjituni drejt qafës dhe fytyrës duke evituar kokën.

Ky dush duhet të zgjasë nga 30 sekonda në një minutë.

Nëse jeni mësuar të bëni dush me ujë të nxehtë, bëjeni ndryshimin në mënyrë graduale.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775