INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 probleme psikologjike që bllokojnë aftësinë për të dashuruar

7 probleme psikologjike që bllokojnë aftësinë për të dashuruar

Publikuar më: 18:29 12-03-2020

Frika nga intimiteti

Vetëm për shkak se ju jeni në dukje të sigurt dhe pozitiv në marrëdhëniet me të tjerët, nuk do të thotë se ti nuk ke frikë nga intimiteti. Frika e intimitetit, është frikë që manifestohet kur marrim përsipër të tregojmë anët e dobëta. Pra, frika për të parë plotësisht atë që ju jeni.


Vetërespekti i ulët

Ndër problemet psikologjike që mund të parandalojnë një person të bjerë në dashuri është vetërespekti i ulët. Kur një person është shumë i zënë duke menduar atë që është e gabuar me të, nuk mund të imagjinojë të tërheqë njerëzit e tjerë.


Varësia emocionale

Problemi i varësisë emocionale fillon kur jeni një fëmijë, kur dikush ju kritikon dhe dekurajon në lidhje me aftësitë për të qenë i pavarur.

Braktisja


Ankthi nga braktisja e bën të pamundur ndërtimin e një marrëdhënie të shëndetshme.

Abuzimi në fëmijëri


Kjo mbetet një çështje shumë e ndjeshme, në të cilën pasojat e abuzimit të fëmijërisë mund të jenë të ndryshme, me rezultate negative. Për abuzimin e fëmijëve, nuk i referohemi vetëm abuzimit seksual, por edhe emocional, si abuzimi psikologjik, neglizhenca dhe pakujdesia në rritjen e fëmijëve. Ndër pasojat e atyre që abuzohen është jo vetëm paaftësinë për të rënë në dashuri me një person, por kanë edhe më tepër tendencë të bien në dashuri me personin e gabuar.

Varësitë

Ju doni të gjeni dashurinë, por nuk keni kohë, sepse u gëzoheni më shumë gjërave të tjera. Në këtë rast ato mund të jenë blloku juaj psikologjik.

Çrregullime të personalitetit


Një tjetër arsye që mund të jetë baza e problemeve psikologjike që ju ndalojnë të bini në dashuri janë e çrregullimet e personalitetit. Mund të jetë një çrregullim i personaliteti tshmangës, në të cilën ju nuk mund të ndjeni tërheqje për tjetrin, ose një çrregullim i personalitetit kufitar, në të cilën çdo lloj marrëdhënie pozitive shmanget, sepse frika e braktisjes është aq e madhe.

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045