INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 problemet psikologjike që ju pengojnë të bini në dashuri

7 problemet psikologjike që ju pengojnë të bini në dashuri

Publikuar më: 13:57 19-06-2017

Të mos jesh në gjendje të biesh në dashuri nuk është diçka kaq e pazakontë. Ndoshta mund të ketë disa probleme themelore psikologjike, të cilat krijojnë një bllok mendor.

Frika nga intimiteti
Vetëm për shkak se ju jeni në dukje të sigurt dhe pozitiv në marrëdhëniet me të tjerët, nuk do të thotë se ti nuk ke frikë nga intimiteti. Frika e intimitetit, është frikë që manifestohet kur marrim përsipër të tregojmë anët e dobëta. Pra, frika për të parë plotësisht atë që ju jeni.

Vetërespekti i ulët
Ndër problemet psikologjike që mund të parandalojnë një person të bjerë në dashuri është vetërespekti i ulët. Kur një person është shumë i zënë duke menduar atë që është e gabuar me të, nuk mund të imagjinojë të tërheqë njerëzit e tjerë.

Varësia emocionale
Problemi i varësisë emocionale fillon kur jeni një fëmijë, kur dikush ju kritikon dhe dekurajon në lidhje me aftësitë për të qenë i pavarur.

Braktisja
Ankthi nga braktisja e bën të pamundur ndërtimin e një marrëdhënie të shëndetshme.

Abuzimi në fëmijëri
Kjo mbetet një çështje shumë e ndjeshme, në të cilën pasojat e abuzimit të fëmijërisë mund të jenë të ndryshme, me rezultate negative. Për abuzimin e fëmijëve, nuk i referohemi vetëm abuzimit seksual, por edhe emocional, si abuzimi psikologjik, neglizhenca dhe pakujdesia në rritjen e fëmijëve. Ndër pasojat e atyre që abuzohen është jo vetëm paaftësinë për të rënë në dashuri me një person, por kanë edhe më tepër tendencë të bien në dashuri me personin e gabuar.

Varësitë
Ju doni të gjeni dashurinë, por nuk keni kohë, sepse u gëzoheni më shumë gjërave të tjera. Në këtë rast ato mund të jenë blloku juaj psikologjik.

Çrregullime të personalitetit
Një tjetër arsye që mund të jetë baza e problemeve psikologjike që ju ndalojnë të bini në dashuri janë e çrregullimet e personalitetit. Mund të jetë një çrregullim i personaliteti tshmangës, në të cilën ju nuk mund të ndjeni tërheqje për tjetrin, ose një çrregullim i personalitetit kufitar, në të cilën çdo lloj marrëdhënie pozitive shmanget, sepse frika e braktisjes është aq e madhe.

Article Logic
Execution time: 0.0036778450012207