INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 ‘sekrete’ për të rritur follower-sat në INSTAGRAM. Nuk do zhgënjeheni! [FOTO]

7 ‘sekrete’ për të rritur follower-sat në INSTAGRAM. Nuk do zhgënjeheni! [FOTO]

Publikuar më: 14:35 09-05-2018

Instagrami po përjeton periudhën më të mirë të momentit dhe ka përdorues më shumë se çdo rrjet tjetër social. Ai tashmë është kthyer në fuqi në vetvete dhe një mjet marketingu mjaft i mirë, i cili numëron mbi 100 milion përdorues. Sot pothuajse të gjithë ata që kanë Instagram duan që të kenë shumë aktivë dhe të numërojnë shumë follower-sa. Por për të arritur këtë nuk qenka dhe aq e lehtë si ne të gjithë mund të kishim menduar. Studimet na tregojnë se çfarë duhet bërë konkretisht që të këmi një Instagram aktiv dhe me follower-sa aktivë. Këto këshilla na i ndau moderatorja e njohur Fatma Methasani në emisionin Fun Day në IN Tv dhe ne duhet të shtojmë që nuk duhet t’i humbasim, sidomos ata që janë shumë të lidhur me Instagramin. Le t’ju hedhim një sy!


1.Bëjeni llogarinë tuaj publike


Nevoja për ‘request’ mund të largojë shumë përdorues. Shumë njerëz do t’ju ndjekin ju thjesht sepse ata kanë pëlqyer disa foto të rastësishme që ju keni postuar dhe do të kenë dëshirë të shohin më shumë prej jush.


2. Bëni dhe ju follow


Nëse doni që njerëzit t'iu ndjekin dhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë për ta. Ideja më e mirë është të ndiqni përdoruesit që janë aktivë dhe që mendoni se ata do t’ju ndjekin edhe ju.

 

3. Profili juaj duhet të jetë i kuruar dhe i bukur

Fotot që postoni duhet të jenë të veçanta dhe jo ato që shohim rëndom nëpër Instagram. Një foto me cilësi të mirë, filtra të mirë. Këto duhen patur gjithmonë parasysh. Gjithashtu, përpiquni të vendosni edhe një mbishkrim të bukur.

cynthialions.jpg

 

4. Të postoni foto në kohën e duhur


Mbase se kishim menduar ndonjëherë por ka shumë rëndësi ora se kur ne postojmë foto. Sipas studimeve, koha më e mirë për të postuar foto është rreth orës 5-6 pasditë dhe ora 10 në darkë.Postimi në kohën e duhur do t'ju japë ekspozimin maksimal dhe vëmendjen, pasi është një orë kur të gjithë janë kthyer nga puna dhe kanë më shumë mundësi që përdoruresit të rrinë në Instagram.

 


5. Përdor ‘hashtags’


Janë shumë të rëndësishme! Hashtags përdoren për të organizuar fotografitë dhe për t'i ndihmuar përdoruesit t'iu gjejnë lehtë.

 


6. Përdorni filtra

Një nga gjërat kryesore në Instagram janë filtrat si dhe Instagrami të mbizotërojë me një filtër të vetme në mënyrë që të jetë më i rregullt dhe i bukur për syrin. Përdorimi i filtrave do t'i bëjë fotot tuaja shumë më tërheqëse dhe ju në këtë mënyrë do të përfitoni më shumë ndjekës. Pra mbani një Instagram të rregullt!

4f52604bf20d699991f6b4cddd92aec1--vscocam-tutorial-vsco-edit.jpg

 


7. Jini të ndershëm me ndjekësit tuaj


Qëndroni ju dhe mos u mundohuni të shtireni si një person tjetër thjesht sa për të tërhequr sa më shumë follow. Mos u mundoni të postoni ndonjë gjë nëse nuk jeni tifoz ose nuk jeni të interesuar. Nëse dikush e kupton këtë, ju do t’i humbni ata.

 

Për disa kjo mund të jetë një ‘detyrë’ shumë e vështirë, pasi duhet t’i përkushtosh kohë dhe vëmendje.Vetëm mos harro të jesh i sjellshëm, pasi kjo krijon një imazh të një personi miqësor. Nëse po përdorni Instagram për të promovuar biznesin tuaj, kjo është edhe më e rëndësishme, pasi këta ndjekës janë klientët tuaj të ardhshëm dhe imazhi i kompanisë suaj do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në shitjet.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168