INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 shqiptarë të vrarë në Greqi në më pak se një muaj, reagon Athina zyrtare: Tregoni vetëpërmbajtje! [FOTO]

7 shqiptarë të vrarë në Greqi në më pak se një muaj, reagon Athina zyrtare: Tregoni vetëpërmbajtje! [FOTO]

Publikuar më: 23:16 05-12-2018

Pas vrasjes së shtatë shtetasve shqiptarë në dy muajt e fundit në Greqi, Policia greke ka bërë një deklaratë zyrtare, ku thotë se të gjitha ngjarjet janë zbardhur. Kjo deklaratë e policisë greke vjen pas reagimit të Ministrisë së Jashtme shqiptare, ku kërkohej ti vihej fre thirrjeve nacionaliste të Agimit të Artë.

Por ka reaguar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Aleksandros Genimatas i cili tha se të gjitha këto raste janë nën hetim nga autoritetet.

Ai u shpreh se Greqia është një vend evropian, ku sundimi i ligjit funksionon në mënyrë efektive dhe i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme shqiptare që të tregojë përgjegjshmëri.

“Greqia është një shtet europian ku shteti i se drejtës funksionon në mënyre efektive. Autoritetet përkatëse i trajtuan menjëherë çështjet qe përmend Ministria e Jashtme e Shqipërisë, të cilat u hetuan dhe u zbardhen, siç shprehet edhe policia në deklaratë. Vendosmëria e autoriteteve greke për goditjen e krimit, në çdo forme të tijin është e ditur. Ne dënojmë çdo akt dhune dhe racizmi, që mund të kushtoje edhë jetë njerëzore. Deklaratat e Ministrisë se Jashtme Shqiptare nuk i përkasin realitetit dhe janë të papranueshme. Duke pritur përfundimin e hetimeve të vrasjes se shtetasit grek, Kostantinos Katsifas nga forcat speciale shqiptare, ftojmë Ministrine e Jashtme Shqiptare të jetë me e përgjegjshme dhe te tregoje durim dhe vetëpërmbajtje”- ka thënë Aleksandros Genimatas.

INT.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019910335540771