INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 sinjale që ju tregojnë se marrëdhënia juaj është pranë afatit të skadencës

7 sinjale që ju tregojnë se marrëdhënia juaj është pranë afatit të skadencës

Publikuar më: 14:34 16-05-2017

A nuk do të ishte e mrekullueshme nëse, pas takimit me një djalë, të dinit nëse ia vlen për të shpenzuar kohën apo nëse duhet t’ia fusni vrapit?

Ne nuk mund të parashikojmë të ardhmen, por mund t’ju ndihmojmë të identifikoni shenjat që tregojnë që ai nuk është i duhuri për një marrëdhënie afatgjatë. Por, cili është mashkulli i duhur? Përpara se ta gjejmë atë, duhet të identifikojmë “të gabuarin” që të mos shpenzojmë kot kohë. Shenjat janë me shumë gjasa aty, nëse i kërkoni. Çelësi për një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur është admirimi, ta lini partnerin të ndikojë te ju, të bashkëndani qëllimet, t’i jepni njëri-tjetrit mbështetje dhe të punoni së bashku për të zgjidhur problemet. Ndaj, nëse i dashuri juaj nuk i ka këto cilësi, ndoshta ka ardhur koha të largoheni. Më poshtë do të lexoni 7 sinjale që ju tregojnë se marrëdhënia juaj është pranë afatit të skadencës…

Gjithsecili prej nesh, të paktën një herë, ka pasur dyshimet e veta për partnerin. Por, nëse je gjatë gjithë kohës e përfshirë nga shqetësimet të tipit: “A jam në rregull?”, “Bëra apo thashë ndonjë gjë gabim?” -ndoshta ka ardhur koha të rivlerësosh marrëdhënien. Nëse po përjeton ankth edhe kur nuk jeni bashkë, duke vrarë mendjen se përse nuk të ka telefonuar apo me kë është, shenjat janë edhe më të forta. Një marrëdhënie e mirë është ajo ku mund të qetësohesh dhe të jesh vetvetja dhe ajo ku ke besim te partneri e vetja. E njëjta gjë vlen edhe nëse ke ndier ndonjëherë frikën se partneri do të të lëndojë, emocionalisht e fizikisht apo do të të poshtërojë. Marrëdhëniet supozohet të jenë të sigurta, të lumtura dhe jo të frikshme. Dhe ki parasysh – nëse ndihesh në mënyrë të pazakontë e irrituar, e ndjeshme apo e sëmurë, ndoshta trupi po të tregon diçka që mendja nuk është ende gati ta pranojë. Nëse nuk po gjen më qetësi në marrëdhënie dhe ndihesh gjithë kohës jo e çlirët, ndoshta duhet të fillosh të mendosh se çfarë të bën të palumtur.

MARRËDHËNIA ËSHTË E NJËANSHME

Të premten në mbrëmje kishe rezervuar në restorantin e tij të preferuar – siç bën zakonisht. Dhe të shtunën i çove kafen në shtrat. Më pas të dielën, e telefonove vetëm për t’i thënë se po e mendon e se nuk të zë gjumi pa të. Dhe ai nuk bën reciprokisht të njëjtën gjë… Ej, ku e ke mendjen? Sa shumë prej jush janë në një marrëdhënie të tillë? Sepse nëse jeni të dy më këmbë, me siguri nuk do të ndihesh sikur je duke bërë të gjithë punën e vetme. Nëse je gjithmonë ti që bën plane, me shume gjasa, ke dhe përshtypjen se, në qoftë se nuk do t’i bësh më këto gjëra, lidhja mund të përfundojë. Dhe kështu duhet të jetë, pasi nuk është e drejtë që të kujdesesh për dikë që e ka bërë mjaftueshëm të qartë se nuk kujdeset për ty. Një marrëdhënie kërkon që të dyja palët të përkushtohen.

NUK E PËRFSHIN VETEN NË LIDHJE

Ke vënë re se si ka disa çifte që duken jashtëzakonisht të lidhur? Merr për shembull një foto të Beyoncé dhe Jay-Z. A nuk duken një çift i bashkuar? Është e qartë se marrëdhënia e tyre shkon përtej tërheqjes fizike – janë së bashku në skuadrën e njëri-tjetrit. Nga ana tjetër, nëse partneri të injoron, kjo mund të jetë një shenjë se ai nuk është i interesuar në një marrëdhënie afatgjatë. Ka disa shenja të vogla si për shembull – të përgjigjet vetëm pas telefonatës së tretë – apo edhe më të dukshme – gjatë gjithë kohës që është me ty flet në telefon me të tjerët. Ose ndoshta, në vend që të të mbështesë, ai kërkon gjithmonë rastin për të debatuar, edhe për gjërat dhe budallallëqet më të vogla. Gjëja më shqetësuese është partneri, i cili refuzon të diskutojë çështje serioze, pasi mendon se nuk je personi i duhur. Nëse ai nuk pranon t’u tregojë të tjerëve për rezultatet e tua, siç mund të jetë një ngritje në detyrë apo marrja e një provimi të rëndësishëm dhe të fajëson kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, atëherë pa diskutim ai nuk është në anën tënde.

TË PËRJASHTON NGA JETA E TIJ

Pra, ai ka takuar motrën tënde, del me miqtë e tu dhe ka kaluar fundjavën në shtëpinë tënde. Po ti – a të ka lejuar ai të hysh në jetën e tij? Nëse përgjigjja është jo, trego kujdes! Nëse dikush të vlerëson, do të dojë të të integrojë në rrethin e tij. Nëse nuk të ka prezantuar me miqtë apo familjen, ose nëse ti nuk kalon shumë kohë me ta, ndoshta po përpiqet të fshehë diçka. Ndërkohë që nuk është se ti po pret të të japë çelësat e shtëpisë, një ftesë për fundjavë në shtëpinë e tij është një gjë shumë e madhe për të. Po ashtu, nëse kupton se po heq dorë nga shumë gjëra vetëm për të qenë me të, kjo është njësoj e rrezikshme. Një marrëdhënie e shëndetshme ka nevojë për dy njerëz të kënaqur dhe të bashkuar. Nuk mund të mbash një lidhje të tillë nëse neglizhon interesat e tua personale – ndaj, nëse dëshiron të kalosh një ditë për qejfin tënd me të (sepse ai e do këtë gjë), fol. Po ashtu, mendo dy herë para se t’u thuash jo miqve të tu, sepse duhet të dalësh sërish me mikun e tij të ngushtë. Të kalosh kohë me rrethin tënd është njësoj e rëndësishme – në fakt, nëse ai është i dyzuar thjesht nga mendimi që ti do dalësh me miqtë, ndalu pak dhe pyet veten pse. Nëse ai nuk dëshiron të dalë me familjen tënde apo miqtë, ndoshta nuk ka më interesin të lërë përshtypje të mirë tek ti. Ky është një sinjal se ai është në rrugën drejt largimit.

NUK E SHFAQ VLERËSIMIN PËR TY

Në një marrëdhënie të lumtur partnerët mundohen të kënaqin njëri-tjetrin edhe nëse bëhet fjalë për gjëra të vogla, si ta komplimentosh partneren për veshjen apo t’i blesh të dashurit një pako me çokollatë, vetëm e vetëm për t’i shprehur se e dashuron. Janë sakrifica të vogla që bëjmë, por që shfaqin dashurinë dhe tregojnë se sa rëndësi ka lidhja.

AI NUK KA KOHË PËR TY

Kemi lënë pas një sërë flamujsh të kuq, por ky është më i rëndësishmi. Sigurisht, nuk të nevojitet të kaloni çdo sekondë së bashku, por kur atë e bezdis vetëm mendimi se do qëndroni bashkë, kjo është shumë serioze. Nëse papritmas partneri kalon shumë më tepër kohë me shokët apo nëpër aktivitete ku nuk ka dëshirë të jesh dhe ti, mund të jetë koha që të shqetësoheni. Të gjithë kemi nevojë të kalojmë pak kohë larg njëri-tjetrit apo kemi takime, detyrime dhe punë personale, por nëse ai të qëndron larg edhe përtej këtyre detyrimeve dhe nevojave, është e qartë se ai është duke menduar vetëm për veten e tij.

NUK MENDON MË LARG SE E NESËRMJA

Ndoshta ti nuk po mendon për martesë pikërisht tani, por kur je me partnerin e duhur, është një ndjesi që të bën të ndash vlerat dhe qëllimet dhe kjo gjë e bën të mundur të ardhmen së bashku. Nëse në planet e tij për të ardhmen ka më shumë fjali që fillojnë me “unë” dhe jo me “ne” është njësoj sikur të mos të të përfshijë fare në planet e tij afatgjata.

Article Logic
Execution time: 0.0043220520019531