INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 Sinjale që tregojnë se duhet t’i  jepni fund miqësisë me dikë

7 Sinjale që tregojnë se duhet t’i jepni fund miqësisë me dikë

Publikuar më: 11:13 22-07-2016
Në shoqëri duhet të tregoheni të kujdesshëm, derisa të fitoni besimin e tyre.
 Ekspertët rendisin disa sinjale që tregojnë se miku juaj nuk është aq i mirë sa e mendonit.
 
1. Mesazhet e tyre fillojnë me fjalën “ sorry”
Në situata  të ndryshme, ku nuk është treguar korrekt me ju, e nis meazhin me fjalën “ sorry”, pra më vjen keq. Kjo nuk tregon se po mundohet  ta përmirësojë gjendjen që ndodheni.
 
2. I bëjnë planet në interesin e tyre
Kur bën plane, në shumicën e kohës mendon interesin e tij. Ju duhet t’i analizoni më shumë gjërat, sepse interesi duhet të jetë i përbashkët.
 
3. Kur keni nevojë për ndihmë, flasin  për veten e tyre
Ju i kërkoni ndihmë për një problemin tuaj dhe fillon të flasë për problemet e veta. Ai e heq vëmendjen nga ju dhe fillon shpreh gjëra për veten e tij.
 
4. Nuk janë dakord kur frekuentoheni me dikë
Ju jeni të lumtur t’i shprehni mikut tuaj më të mirë, se pëlqeni dikë. Ky mik është shumë dyshues , për përsonin që ju pëlqeni. Ai mundohet të gjejë sa më shumë arsye që t’ju mbushë mendjen të mos dilni në takim.
 
5. I rikujtoni  borxhet që ju kanë
Ka ndoshur që miku juaj nuk ka pasur para me vete dhe ju jeni detyruar të paguani për të. Nëse kjo gjë përsëritet dhe miku juaj nuk kujtohet t’jua kthejë, kjo tregon se nuk i intereson të jetë i drejtë me ju. Do detyroheni ju t’ja kërkoni!
 
6. Qëndron me celular gjatë gjithë kohës
Pas një jave, ose dite të lodhshme, ju zgjidhni të dilni me mikun tuaj. Dëshira juaj mund të jetë e madhe të flisni, por miku juaj është shumë i zënë duke u marrë me telefon, gjë që tregon mungesë respekti.
 
7. Mundohet  t’ju  tallë në rrjete sociale
Ky mik, pa ju pyetur fare mund t’ju tallë në rrjete sociale. Mund të hedhë psh: një foto tuajën që jeni të dehur, gjë që juve nuk ju pëlqen fare, që të tjerët t’ju shohin në atë gjendje.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273