INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 të vërtetat që duhet t’i dini të gjithë. Bëhuni të fortë!

7 të vërtetat që duhet t’i dini të gjithë. Bëhuni të fortë!

Publikuar më: 14:34 14-09-2018
Përgjithësisht, e  keni  të vështirë  të pranoni  dobësitë tuaja dhe e justifikoni veten e të tjerët.
Sipas intv.al, shpenzoni shumicën e jetës suaj duke pritur diçka të ndodhë. Lind pyetja: Pse jeni ende duke pritur? Ka ardhur koha  për t’u përballur me të vërtetën e ashpër të jetës dhe të punoni për veten tuaj. Intv.al ka renditur këto të vërteta interesante që duhet t’i dini, për ta përballuar jetën në mënyrën më të mirë.
 
1.  Askush nuk është shumë i zënë për t’ju përgjigjur
Mbani mend, sipas intv.al  njerëzit  e gjejnë kohën  për ata që vërtet ju intereson. Mos besoni te justifikimet e njerëzve për t’ju shmangur në rastet që ju keni nevojë për ta. Duke e ditur këtë fakt, ju bëheni më të fortë dhe nuk lëndoheni  kur njerëzit që vlerësoni  ju kthejnë kurrizin.
2. Çdo njeri mendon në fillim  për interesin e tij 
Edhe njeriu më i dashur që keni, në fillim do mendojë për interesat e veta. Intv.al sqaron se nuk duhet të habiteni për këtë gjë, pasi ky është realiteti i cili ndoshta edhe mund të mos ju pëlqejë. Njerëzit e fortë nuk kanë frikë të thonë: Jo.
3.  Është e pamundur t’i bëni të gjithë të lumtur
Sado që mund  të përpiqeni  për t’i bërë njerëzit që ju rrethojnë të lumtur, nuk do arrini dot. Ky është një mision i pamundur, prandaj fiksojeni këtë gjë. Intv.al shton se vetja juaj është përgjegjëse për lumturinë tuaj, pra lumturia e të tjerëve nuk ju përket juve.
4.  Bota nuk ju ka asnjë borxh
Ju mund të jeni  një person me shumë vlera dhe keni pritshmëri të mëdha, por bota nuk ka asnjë borxh të dëgjojë ankesat tuaja. Intv.al sjell  dy zgjedhje: ta shpenzoni kohën tuaj duke u ankuar pasi meritoni më të mirën, ose të përshateni duke marrë atë që dëshironi. 
5. Ju mbrojnë veprimet tuaja, jo mendimet 
Intv.al thotë se veprimet kanë më shumë rëndësi sesa mendimet. Ju mund të mendoni gjërat më të mira, por nëse mbeten vetëm mendime, nuk kanë më vlerë. Vënia në praktikë e tyre do bënin diferencën e duhur.
6. Askush nuk mund t’ju mbrojë nga jeta juaj
Në jetë gjithmonë prisni për diçka. Në këtë pritje përfshihet: personi i duhur, një ëndërr që pritet të bëhet realitet, një punë e mirë etj. Kur nuk jeni të lumtur, mendoni se një mrekulli do ju shpëtojë nga çdo gjë. Sipas,  intv.al  jeta nuk funksionin në këtë mënyrë. Nëse dëshironi  të bëni  një ndryshim në jetën tuaj, jeni ju që vendosni dhe jo të tjerët.
7.  Mos e justifikoni veten tuaj
Gjëja më e lehtë që mund të bëni është të justifikoni veten tuaj. Ju e kaloni jetën tuaj duke e justifikuar veten, në lidhje me kohën dhe pamundësinë për të bërë diçka. Njerëzit e fortë nuk e bëjnë këtë. Ata nuk rrinë gjatë gjithë kohës duke u ankuar, pasi koha për ta është e shtrenjtë.
Burimi: Brightside
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.004321813583374