INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 tipat e meshkujve që

7 tipat e meshkujve që "çmendin" femrat

Publikuar më: 11:57 26-04-2017

Çfarë i bën ata kaq të parezistueshëm?

E keni pyetur veten gjithmonë pse disa meshkuj ia dalin mbanë të marrin më të mirën nga femrat? Epo, sekreti nuk gjendet te paraqitja e mirë, por te fakti se femrat thjesht tërhiqen pas cilësive të caktuara të personalitetit dhe jepen pas atyre meshkujve që i posedojnë ato cilësi.

 

Më poshtë jepen shtatë prej këtyre “tipeve ideale” të meshkujve të pëlqyer nga femrat dhe një shpjegim pse këta meshkuj janë kaq tërheqës. Lista mund t’ju ndihmojë të kuptoni çfarë kërkojnë femrat dhe më e rëndësishmja, të siguroheni se ku ndodheni ju në këtë listë.

1. Inteligjenti
Ai fillon biseda që janë stimuluese nga pikëpamja intelektuale dhe dëgjon reagimin e saj. Ai e bën atë të qeshë me sensin e hollë të humorit dhe ka një aftësi të pazakontë për ta bërë edhe politikën interesante. Ai mund ta qëllojë atë në shenjë për orë të tëra dhe nuk mërzitet kurrë.

Pse ai është kaq i parezistueshëm?
Lidhja intelektuale është një pjesë e rëndësishme që mban një marrëdhënie dhe nëse ti i tregon asaj që e ke këtë pjesë, ajo do të hidhet në grep shumë shpejt.


2. Tipi konfident
Ai është plotësisht i sigurt dhe i bindur në vetvete, është asertiv në publik dhe krijon një atmosferë fuqie dhe kontrolli. Në një marrëdhënie, ai nuk bëhet xheloz për meshkujt e tjerë dhe nuk ndihet i kërcënuar nga shokët meshkuj të të dashurës së tij ose kolegët e punës.

Pse ai është kaq i parezistueshëm?
Femrat tërhiqen ndaj meshkujve konfidentë. Mbaj parasysh: Nëse mendon se je i madh, ajo ndoshta do të ndikohet dhe do të mendojë të njëjtën gjë. Meshkujt konfidentë nuk kërkojnë aprovim nga femrat dhe kjo bën që ato t’i dëshirojnë ata më tepër.


3. Tipi artistik
Tipi artistik është spontan dhe jeton momentin. Shpesh, ai përdor kreativitetin e tij për ta mikluar atë, për shembull, me një këngë që ka shkruar apo një vizatim që ka bërë për të.

Pse ai është kaq i parezistueshëm?
Çdo femër dëshiron të ndihet unike dhe speciale. Nuk ekziston një mënyrë e vetme për ta bërë atë të ndihet kështu, por përdorimi i saj si muzë ose burim frymëzimi është njëra prej tyre. Ajo intrigohet nga mendja krijuese e një tipi kreativ dhe veçanërisht nga mënyra sesi ai e përfshin atë në art.


4. Tipi ekzotik
Ai vjen nga një vend ekzotik i largët dhe ka një theks të lezetshëm ose një mënyrë unike të të parit të botës. Zakonet e tij sociale dhe sjellja e jetës së përditshme mund të jetë disi tekanjoze, por ai gjithmonë ia del mbanë me sharmin e tij unik.

Pse ai është kaq i parezistueshëm?
Shpesh gratë e zgjedhin këtë tip mashkulli, nëse kanë kuriozitet për botën, por kryesisht tërheqja vjen nga dëshira për të dalë me dikë nga një kulturë tjetër.


5. Tipi i sjellshëm
Ai ia hap asaj derën e makinës dhe i tërheq karrigen; paguan faturën e darkës dhe sigurohet t’i ofrojë asaj një ëmbëlsirë. Ai gjithmonë i kërkon asaj të dalin, në një mënyrë të arsyeshme dhe vjen ta presë te dera. Në përgjithësi ai është i ndjeshëm ndaj mënyrës sesi ndihet ajo dhe e kupton kur ajo është gati të shkojë në shtëpi.

Pse ai është kaq i parezistueshëm?
Pasi një femër ka dalë me një tip të keq, të pasjellshëm ose dikë që nuk e merr më në telefon, ajo ka gjasa të rivlerësojë prioritetet e saj. Ajo kërkon pak pjekuri për ta kuptuar këtë, por në fund shumica e vajzave ia dalin dhe kuptojnë se dëshirojnë një djalë që do t’i trajtojë ato mirë për një kohë të gjatë. Por mendoni dy herë para se të kopjoni ndonjë nga tipet e karaktereve të mësipërme, sepse femrat mund ta kuptojnë kur ju po shtireni.


6. Romantiku i përjetshëm
Ai beson në romancën klasike dhe i sjell asaj gjithmonë lule, çokollata dhe i ndez qirinj gjatë darkës. Ai e merr atë shpesh në telefon për ta lënë të kuptojë se mendon për të, e sheh në sy dhe i tregon sesi ndihet.

Pse ai është kaq i parezistueshëm?
Një gruaje i pëlqen të ndihet e vlerësuar dhe tipi romantik ia del mbanë. Ai përdor gjeste romantike për t’i treguar asaj se është duke menduar për të. Si një bonus shtesë, ajo ndihet e lirë për t’ia kthyer në mënyrë reciproke dhe vepron me tendenca romantike.


7. Tipi me shpirt të lirë (ose Djali i Keq)
Tipi me shpirt të lirë shkon aty ku fryn era dhe zakonisht era e shpie atë drejt ndonjë aventure të madhe. Ai mund të ngasë një motoçikletë, ose mund ta lërë punën për ta ftuar atë në një udhëtim të minutës së fundit, por ky tip nuk shqetësohet shumë rreth pasojave.

Pse ai është kaq i parezistueshëm?
Çdo grua dëshiron pak nga shpirti rebel i këtij tipi. Ajo dashuron qëndrimin e tij moskokëçarës dhe shpreson se ai do t’ia përcjellë edhe asaj. Shpirti i djalit të keq shton një element në rininë e marrëdhënies dhe ajo dashuron që ta zbusë atë, edhe pse e di se nuk do ia dalë kurrë mbanë.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611