INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 veset e meshkujve që çmendin vajzat!

7 veset e meshkujve që çmendin vajzat!

Publikuar më: 15:58 24-12-2015

Nëse pyesim cilëndo vajzë se si do të donte të ishte mashkulli i saj i ëndrrave , ajo do të përgjigjej “hmmm i gjatë, i bukur, xhentil, kavalier, i sinqerte, romantik etj etj”…

Më vonë na ndodh të shohim po këto vajza të shoqëruara me disa djem të cilët jo vetëm nuk kanë asnjë nga tiparet e tyre të preferuara por janë totalisht në kundërshtim me princin e ëndrrave! Natyrshëm lindin shumë pikëpyetje! Mos vallë vajzat tërhiqen më shumë nga “bad boys”?! Mesa duket është e vërtetë! Nuk mund të mohojmë se ka dhe përjashtime,por të gjithë e dimë se nuk mbeti njeri pa derdhur lot nderkohë që shihte filmin “3 metri sopra il cielo”! Ju prezantojmë me veset tipike të meshkujve që i bëjnë vajzat të shkulin flokët dhe të ëndërrojnë një hisori dashurie dramatike me një “bad boy”!


Bixhozi! Hmmm cfarë ves i keq! Të gjitha vajzat e urrejnë këtë ves tek meshkujt! Asnjëra nga ato nuk do shoqërohej me një bixhozxhi! Prandaj nëse hyn në një kazino, sheh të gjithë meshkujt të shoqëruar me një vajzë e cila duket qartë që e ka marrë seriozisht sjelljen dhe pamjen e saj të stiluar me shumë kujdes!Duket se kjo vajzë jo vetëm po argëtohet por i dhuron pafund shikime ndjellëse parterit të saj! E çuditshme por e vërtetë!

Sharjet! “Ua çfarë fjalori!!!”, “Mos mu drejto mua në atë gjuhë”, janë këto disa shprehje tipike të vajzave kur një mashkull i drejtohet me fjalor rruge apo edhe fjalë turpi! Ka dhe nga ato që ofendohen kur degjojnë të tilla fjalë në rrugë e jo më nga partneri! Janë po këto vajza të prekura kaq shumë nga sharjet e meshkujve,të cilat shpesh i shohim të postojnë foto me shkrimin “I don’t give a f**k”, “B**ch, I’m the best” etj etj! Vajza, tregohuni të sinqerta me veten! Statistikat kanë treguar se femrat tërhiqen shumë nga meshkujt me fjalor “të pisët” pasi ndihen të mbrojtura nën tutelën e një djali rebel që nuk do t’ja dijë se çfarë mendojnë të tjerët!

 

Çunat me motor! Dikush do thoshte “Jooo çlidhje kam une me këta tipa?!” dhe po e njëjta del të nesërmen me një tip me xhaketë lëkure! Pjesa më e bukur është kur ajo pozicionohet në mënyrë që të ngjajë sa më bukur mbi motorrin e shtrirë të djalit, që para dy ditësh nuk kishte fare lidhje me të! Duhet ta pranojmë… E kujt nuk i pëlqen adrenalina?!

 

Mishngrënësit! Pasi ata ulen në tavolinën tepër ftuese të restorantit, ajo mendon me vete se çfarë do të porosisë për të ngrënë dhe e kap paniku pasi mendon se partneri i saj është njohës i mirë i ushqimeve “fancy” dhe nuk mund të porosisë çdo gje! Vjen ai momenti kur ai thote “Na sill një pjatancë të madhe me mish qingji”! Oh çfarë lehtësimi… dhe jo vetëm! Duhet të pranojmë që ka diçka sexy dhe ndjellëse tek sheh mashkullin tënd të kafshojë një copë të madhe dhe të lëngshmë mishi!

Pertoj të lahem tani! Fakti që ajo përdor 100 lloje të ndryshmë shamposh dhe aromash nuk e bën mashkullin e saj të bëjë të njëjtën gjë! Ai momenti kur sheh partnerin tënd më të njëjtat rroba si paradite kur e takove dhe tashmë ora shënon 3 e mëngjesit! Hmm.. Këshillë për meshkujt!Mos harxhoni shumë para për parfume të shtrenjta dhe kremra trupi pasi kalimi i një seance dushi bën të dalin në pah feromonet dhe aromat natyrale te trupit… dhe vajzat çmënden pas tyre!


Tatuazhet! Asnjë nga vajzat nuk shprehet “Princi im i kaltër ka shumë tatuazhe”! Ama dihet se sa tërheqës janë meshkujt me tatuazhe! Mesa duket, vajzat tërhiqen nga ky detaj pasi mendohet se një tatuazh apo disa të tillë, e bëjnë të zotin një njeri kreativ dhe aventurier!

 

Ngarja e makinës si i çmëndur! “Ej të lutem ule shpejtësinë…” dhe ai jo vetëm që ecën më shpejt por bën dhe manovra në rrugë! Vajza në atë moment frikësohet por kur mbaron ky lloj spektakli fillon një tjetër… ai i përkëdheljeve nga shoferi i çmëndur që papritur u zbut dhe u bë një princ romantic!

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0052628517150879