INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 vjeçari rriti flokët për të ndihmuar të sëmurët, diagnostikohet me kancer

7 vjeçari rriti flokët për të ndihmuar të sëmurët, diagnostikohet me kancer

Publikuar më: 20:30 09-05-2016

Vinny Desautels, një 7 vjeçar nga Kalifornia për 2 vite, rriti flokët e tij, që të ia dhuronte fëmijëve me kancer.  Shpesh herë shokët në shkollë e tallnin, duke i thënë se ngjante si gocë, por ai se kishte problem, sepse ishte shumë i kënaqur që po ndihmonte të sëmurë që realisht kishin nevojë.

“Dua të ndihmoj njerëzit që ata të mos shkojnë më në spital dhe të luftojnë kancerin,” – u shpreh Vinny për FOX 40.

Mirëpo gjërat nuk shkojnë gjithmonë mirë, për fatin e tij të keq, shumë pak pasi përfundoi misionin e tij dhe preu flokët bjondë e të gjatë, Vinny dhe familja e tij zbuluan se kishte kancer të shkallës 4.

Mjekët ende po përpiqen të kuptojnë llojin e saktë të kancerit të tij, pasi gjetën gjendra në belin e tij, në kockën rreth syve dhe të faqes së djathtë, deklaron babai Jason.

Article Logic
Execution time: 0.0035431385040283