Një pirg i madh me makina të braktisura nga viti 1970 është gjetur rreth 70 metra poshtë një miniere.
Më shumë se 100 makina në gjendje të ndryshme u zbuluan brenda shpellës në Ceredigion të Uellsit.
Eksploruesit urbanë ndërmorën një udhëtim të rrezikshëm përmes errësirës kur u mahnitën nga “mali” i makinave në minierën e braktisur, e cila u mbyll në vitin 1960.
Makinat u panë të reflektuara në ujin e minierës.
“Ishte shumë e rrezikshme pasi miniera është shumë e paqëndrueshme. Pjesë nga tavani po na binin në kokë.Teoria ime për makinat është se ato mund të kenë dalë aksidentalisht nga rruga dhe janë përplasur këtu,” – u shpreh 31 vjeçari Gregory Rivolet, inxhinjer IT për Daily Mail.