INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
70 vjet me bikini, ja historia e tij [FOTOVIDEO]

70 vjet me bikini, ja historia e tij [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 16:57 06-07-2016

Kjo shkaktoi një skandal kur filloi po këtë javë në vitin 1946. Historia e saj zbulon shumë për trupin e femrës dhe si kanë ndryshuar vlerat e gruas

Kur Michele Bernardini pozoi  për kameran  më 5 korrik 1946 në rroba banjo duke mbajtur në dorën e saj një kuti shkrepse,  shkaktoi në të gjithë botën zemërim - dhe një trend  mode që nuk kishte shkuar kurrë kaq larg.

Duke gjykuar  fotot e kësaj jave të yllit të pop-it,  Taylor Sëift dhe skuadrës e saj të mikeve supermodele duke u zhytyr  në det së bashku, kuptojmë se bikini është popullor si kurrë më parë.

Kjo është një shenjë domethënëse e ndryshimit të qëndrimeve të shoqërisë. Kur parizieni,  Louis Reard lançoi rroba banjot  revolucionare në vitin 1946,nuk mundi të bindë lehtë një femër për ti veshur ato ndaj si përfundim u reklamuan në trupin e një kërcimatreje nudiste ndërsa sot supermodelet më të famshme të botës bëjnë karrier duke pozuar në bikini dhe askush nuk i sheh shtrembër.

Historia e bikinit ka bërë ndryshime rrënjësore sepse ka sjell modele të formave ideale dhe pesha e forma e femrës ideale ka ndryshuar në vite.

Bikini ka nisur nga të qenit një shenjë e çlirimit të grave në vitet e gjashtëdhjetë, një largim nga  veshjet modeste të një epoke konservatore, në një vitrinë shqetësuese të një pushtimi të  ri – dietat e ngurta dhe kirurgjia  plastike është një fenomen në rritje i grave që janë gati të japin gjithçka për  një'trup të bukur ".

Pra, si erdhi ky produkt i ri i modës për të zbuluar aq shumë për trupat e grave?

Është thënë se Reard, i cili kishte marrë përsipër biznesin e të brendshmeve të nënës së tij në vitin 1940,doli se ishte në krizë dhe do i duhej të përdorte më pak pëlhurë. Por ai kuptoi që femrat në plazh kanë nevojë më tepër për t’u zbuluar dhe për të marrë më tepër rreze dielli.

Zgjidhja e tij ishte për të bërë një veshje të katër trekëndëshat duke përdorur 30 inç katror të materialit.

E megjithatë, shumica e vajzave sot janë gjithnjë e më të shëndetshme edhe pse bikinit supozohej të ishin për përmasa më të të vogla.

Ky tension mes imazhit të përsosur të bikinit na bën dyshues në peshën tone dhe ndryshimet që pësojmë nga viti në vit. Kur u shfaq në një billbord imzhi i një vajze të dobët me mesin e ngushtë dhe pamje perfekte me thënien “ A jeni gati për trupin tuaj të plazhit?”, ngjalli shumë zemërim.

Disa qindra ankesa janë paraqitur në Autoritetin e Standardeve të reklamës, një peticion i nënshkruar nga 70.000 njerëzve.

Duke dëshmuar se 70 vjet pas lindjes së tij edhe pas gjithe këtyre mospajtimeve sërish bikini nuk e ka humbur rëndësinë e tij.

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249