INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
700 EURO për një natë në hotel, Rudina Hajdari i del në mbrojtje ministres Gjonaj: Nuk më duket normale të…[FOTO]

700 EURO për një natë në hotel, Rudina Hajdari i del në mbrojtje ministres Gjonaj: Nuk më duket normale të…[FOTO]

Publikuar më: 19:46 26-08-2019

Pak ditë më parë, u publikuan faturat e rezervimeve ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze. Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja u shpreh se këto denoncime nuk janë korrekte, pasi shpenzimet kanë qenë për të gjithë delegacionin dhe se është ngritur një grup auditi për të bërë verifikimet përkatëse.

Ndërkohë që deputetja e pavarur, Rudina Hajdari, është e vetmja opozitare që i ka dalë në krah Etilda Gjonajt, pas publikimit të faturave që tregonin udhëtimet e saj të luksit. Në një reagim në mediat sociale, Hajdari shkruan se Gjonaj po sulmohet se është grua dhe shton se akuzat për të janë të rëndomta. Ajo më tej shton se akzuat janë kurdisur nga njerëz që nuk kanë tagrin të bëjnë moral dhe thjesht gjejnë alibi dhe hedhin baltë mbi minsitren.

“Ndonëse Etilda Gjonaj është pjesë e mazhorancës, nuk më duket normale të sulmohet një grua politikane mbi baza të rëndomta, që nuk kanë lidhje me profesionin e saj. Njerëz që kurdisin gjëra kaq banale nuk e kanë as tagrin të bëjnë moral, thjesht gjejnë alibi për të hedhur baltë”, shkruan Hajdari.

DANILO.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162